“BE, ndihmë për tërmetet”, Hahn: Të trishtuar, u lënduan mbi 100 njerëz

AKTUALITET


Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë, shoqëruar me një sërë lëkundjes të tjera të forta, të cilat vijojnë akoma.

BE dhe shtetet fqinje si Greqia dhe Italia kanë ofruar menjëherë ndihmë për Shqipërinë pas situatës së krijuar nga tërmet, duke shfaqur edhe shqetësimin për njerëzit e lënduar. Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë, shoqëruar me një sërë lëkundjes të tjera të forta, të cilat vijojnë akoma.


Përmes një mesazhi në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerim, Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë.

 “I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri, të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.

Edhe Ministria e Jashtme greke ka shprehur me një mesazh të saj në twitter mbështetjen dhe solidaritetin e saj ndaj popullit dhe qeverisë shqiptare që po përballen me situatën e vështirë pas goditjes së tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin. “Ne i shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë qeverisë së Shqipërisë dhe njerëzve të prekur nga tërmeti“ thuhet ne mesazhin përkatës. Në të njëjtën kohë, sipas burimeve diplomatike Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në konsultim me Ministrinë e Jashtme, ka shprehur gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit.

Ndërkohë edhe nga Italia mbërrijnë informacionet e para për ndihma konkrete. Kryetarët e dy bashkive në rajonin Marche kanë kontaktuar me specialistë të emergjencave civile të Bashkisë së Tiranës dhe kanë ofruar ndihmat e tyre për banorët e prekur.

Dy lëkundjet e para të tërmetit janë ndjerë gjithashtu në zona të Greqisë veriore, dhe kryesisht në Korfuz. Profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, Efthymis Lekkas, duke folur për fenomenin ka theksuar se tërmeti në Shqipëri nuk nuk përben ndonjë rrezik të veçantë në mënyrë që të shkaktojë lëkundje të reja në Greqi, ku lëkundjet e tërmetit janë një fenomen i shpeshtë ,madje shumë herë me pasoja jetë njerëzish.

Gjithashtu ai ka sqaruar se zona në të cilën është regjistruar tërmeti nuk është një zonë qe ndodhet në brezin sizmik ,megjithëse në të kaluarën janë regjistruar tërmete të fuqishme në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerim, Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë.

 “I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri, të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.




Skip to toolbar