“Dita pa makina”, Rama “thumbon” Veliajn: A mund ta shtyjmë?

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka “thumbuar” Kryetarin e Bashkisë Tiranë për aktivitetin “Dita pamakina”, duke pyetur nëse mund ta shtyjnë për një datë tjetër, por që Veliaj ka argumentuar se këtë aktivitet po e shfrytëzojnë edhe për të qetësuar njerëzit, të cilët janë tmerruar nga tërmetet dhe që po qëndrojnë ende jashtë. Ky diskutim mes tyre është zhvilluar në takimin që kryeministri kishte thirrur me grupin e deputetëve socialistë, ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e Tiranës dhe Durrësit.

“Ku është kryetari i bashkisë? Atë ditën pa makina mund ta shtyjmë për një ditë tjetër”, kërkoi Rama. Më pas fjalën e mori Veliaj që theksoi se ky aktivitet tashmë është organizuar. “Në fakt ne kemi bërë gati gjithçka dhe kemi vendosur që ta shfrytëzojmë edhe për të larguar sadopak panikun e krijuar nga banorët, të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë jashtë dhe të jenë pjesëmarrës në këtë aktivitet”, tha Veliaj, i cili më pas raportoi masat e marra nga Bashkia e Tiranës për goditjet nga tërmetet. Kreu i Bashkisë Tiranë tha se pasdite do të ketë edhe një mbledhje të këshillit bashkiak për të akorduar një fond për familjet e prekura.





Skip to toolbar