Begaj, thirrje për një reagim global të unifikuar në Forumin e 11 Global në Baku

AKTUALITET


Presidenti i Republikës Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.

Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.

“Paqja është e paçmueshme. Ne mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona në mënyrë që të sigurojmë më shumë mbrojtje për kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon “tejet i brishtë”. Situata e luftës në Ukrainë po i shtyn njerëzit atje të mendojnë më shumë për bashkëpunim dhe dialog. Ne kemi mbështetur çdo çështje që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë”, u shpreh Begaj.

Në takimin që mblodhi së bashku liderë botërorë, vendimmarrës dhe politikanë, Forumi i 11-të Global në Baku, Azerbajxhan, u shndërrua në qendër diskutimesh për çështjet madhore në nivel global.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nënvizoi nevojën për një “reagim të unifikuar” përballë sfidave të ndryshme me të cilat bota po përballët sot.

“Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të papreçedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballemj me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë, sfidat me të cilat po përballëmi nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale apo rajonale. Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, duhet të jemi të bashkuar në reagimin tone, u shpreh Presidenti i Republikës gjatë intervistës për Euronews.



Skip to toolbar