Benatia: U largova nga Juventus se nuk doja të luaja më për Allegrin!

SPORT


Mehdi Benatia u largua në janar nga Juventusi, pasi nuk po gjente shumë hapësira në formacion. Shkaku i largimit të tij nga Bardhezinjtë ka qenë pikërisht trajneri Allegri, i cili, sipas mbrojtësit, e kishte prerë në besë Benatian. Ky i fundit ka folur në një intervistë për “Yahoo Sport”, ku ka treguar dhe arsyen e largimit nga Torino.

“Kur mora vesh për rikthimin e Bonucci-t, menjëherë shkova të flisja me Allegri-n. Ai më tha të mos shqetësohesha sepse unë dhe Chiellini do të ishim titullarë dhe Bonucci duhet ta rifitonte vendin në formacion, por unë nuk luajta më kur filloi sezoni dhe nuk e mora mirë”.


“Shkova të flas me drejtuesit dhe i thashë se nuk dua të luaj më me këtë trajner. Shokët e ekipit u munduan të më ndryshonin mendjen, por vendosa të mos rinovoj”.

“Megjithëse kisha filluar të kërkoja për një shtëpi në Torino pasi doja ta mbyllja karrierën time tek Juventus. Kështu që vendosa të largohem nga Europa për të përjetuar një eksperiencë të re me familjen time”.




Skip to toolbar