“Berisha e ka të qartë që do humbë”/ Demalia: Lista e tij, katastrofë

Më të fundit


Analisti Ilir Demalia thotë se Sali Berisha e ka të qartë që do humbë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Demalia u shpreh se listat e Berishës janë katastrofë dhe shtoi se ish kryeministri i ka bërë dëme Shqipërisë.

“Nuk e kuptoj pse i jepet kaq vëmendje një njeriu që është ezauruar, për atë që i ka bërë Shqipërisë, ai po bllokon mundësinë që të hapet politika shqiptare. Është fat të kesh Berishën përballë. Berisha nuk bëhet kryeministër, kjo është fare e qartë nga pollet. Edhe Berisha e ka vetë të qartë. Edhe emrat në lista, katastrofë. Tregon se kush është Berisha. Berisha nuk ndryshon, është ky, njeri destruktiv, i ka bërë dëm Shqipërisë. Ky i ka bërë dëme të jashtëzakonshme Shqipërisë. PD nuk mund të krijojë mazhorancë, do të shkrihet si parti. Duhet ndëshkuar korrupsioni, SPAK ka marrë disa masa. Duhet të sqarojë La Civita, pagesat”, theksoi ai.



Skip to toolbar