E majta e Qorit, një “Real Story”?/ Kreu i “Lëvizjes Bashkë”: Qëllimi, një shtet transparent dhe me politika investimi

Më të fundit


Një pasqyrë të vizionit të tij ka bërë kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në emisionin “Real Story” në ABC News. Gjatë bisedës në studio, Qori u ndal në një sërë çështjesh të cilat i konsideron të rëndësishme, duke thënë se qëllimi është një shtet transparent dhe që të ketë politika investimi.

“Oligarkët e kanë kapur politikën. Fakti që politika ka qenë më e pushtetshme se oligarkët dikur nuk do të thotë se do jetë gjithmonë e vërtetë. Ata që quhen biznesmenë të mëdhenj, në fillim pavarësohen dhe dalëngadalë kanë kontroll. Mes 2005 dhe 2013 oligarkët bëhen aq të pushtetshëm sa ndërrimi i pushtetit politik nuk i merr ato më vete. Nëse kërkojnë partner për evazion fiskal kjo nuk është në të mirën politike. Ata fitojnë epërsinë ndaj pushtetit politik.

Tashmë ata janë të fuqishëm, unë kërkoj që ata të trajtohen si çdo qytetar të mos jetë më të privilegjuarit. Kemi në plan të kërkojmë atë që quhet gjurmët legjislative…Sot një njeri mund ta takojë një ministër edhe në kafe, pra mund të takohet me një biznes në mënyrë të tillë…Jo… Gjithçka duhet të jetë e protokolluar. Nuk duhet të cënohet interesi publik. Sa më të fuqishëm të jenë oligarkët aq më pak barazi ka në treg. Brenda unazës së Madhe të Tiranës nuk do jepeshin më leje ndërtimi po të ishte në dorë të Lëvizjes Bashkë. Pra shtrohet pyetja, ka rrugëdalje, është bujqësia, blegtoria…”, tha më tej kreu i “Lëvizjes Bashkë”.



Skip to toolbar