E majta e Arlind Qorit/ Minxhozi: Ja çfarë e dallon nga ‘fytyrat’ e tjera të reja që tentojnë të hyjnë në Parlament

Më të fundit


TIRANË– Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” komentoi ideologjinë që prezanton Arlind Qorit dhe programin e Lëvizjes Bashkë, e cila garon e vetme në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se Qori në krahasim me kandidatët e tjerë të partive të reja, që synojnë të hyjnë në Parlament, përfaqëson një mëvetësi qartësisht të dallueshme.

“E kam parë si pulitkan të ri, me të vërtetat e veta. E kam parë të sinqertë në atë që thotë, pavarësisht se në atë që thotë bie dakord me të ose jo. Besoj se në panoramën e fytyrave të reja që tentojnë të futen në parlament dhe po tentojnë të marrin dhe pushtet politik, mendoj se Qori përfaqëson një mëvetësi. Pse? Sepse, ndërkohë që zotërinjtë e tjerë, përpiqen të korrigjojnë këtë sistem që kemi tani, Qori paraqet një thyerje në këtë logjikë. Pra, një ofertë e cila është goxha më e ndryshme. Të tjerët do t’i shihja si zgjatime që tentojnë të korrigjojnë atë që unë e kam quajtur si një partitokraci, e cila ka krijuar një situatë kokëposhtë, ku partia e djathë flet në mënyrë hipokrite për varfërinë dhe të drejtat e punëtorëve, ndërsa partia majtë është drejtuar rreth interesit financiar, interesave të pushtetit dhe ka 12 vjet që qeveris Shqipërinë dhe më thënë të drejtën dhe bashkë e kemi thënë me shaka ose pa shaka, që ka shumë pak të majtë brenda kësaj partie të majtë që qeveris Shqipërinë. Për shkak të kësaj, ajo që është goditur më shumë është vetëdija e shtetit e shtetit dhe e shoqërisë shqiptarë , dhe këtu dalim te sindikatat, studentë, gjethe këto komitetet njerëzish, është humbur vetëdija sociale”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar