“Berisha është i lumtur, hap dhe mbyll kronikat e ditës”/ Minxhozi kundërshton Zhejin: Ai është në hall!

Më të fundit


Gazetari Artur Zheji dhe analisti Skënder Minxhozi u bënë pjesë e një diskutimi në emisionin “Real Story” në ABC News në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Zheji u shpreh se “Berisha është i lumtur, hap dhe mbyll kronikat e ditës”, gjë që u kundërshtua nga Minxhozi, i cili tha se “ish-kryeministri është njeri në hall”.

Pjesë nga diskutimi:

Zheji:

Si do të ishte fati i Berishës nëse nuk do ishte ky që është dhe do kishte të njëjta akuza?

Do ishte harruar, por pushteti, frika që e kanë dhe njerëzit që ka që nuk janë ata që dalin në rrugë. Nga viti 2005-2013 në këto 8 vite u ndërtuan biznesmenë që nuk ishin më parë në atë kohë. Këta kanë një mirënjohje, mbështetje, ndaj dhe duan një personazh që të jetë kryetar i opozitës. Po lobojnë, vetëm në Evropë është ilegale lobimi.

Minxhozi: U ndërtuan një kast oiligarkësh.

Zheji: Është një njeri që ka shfarosur çdo konkurrent. Berisha ka qenë partia dhe partia ka qenë Berisha.

Minxhozi: Berisha ka problem, është njeri në hall.

Zheji: Berisha është i lumtur. Ai jeton, është i lumtur. Unë uroj që ti 80 vjeç të jesh si ai. Ai hap dhe mbyll kronikat e darkës.

Minxhozi: Nuk është i lumtur. Si e konstaton veten?



Skip to toolbar