“Berisha humbi prej Berishës”, Shabani: Sistemi zgjedhor deformon demokracinë

Më të fundit


Kryetari i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ Endri Shabani komentoi rezultatin nga gara elektorale e 11 majit. Shabani tha se Berisha humbi prej Berishës dhe se është garuar në kushte të pabarabarta. Shabani tha më tej se ka një zhvillim pozitiv që lidhet me faktin se për herë të parë forca të reja janë futur në parlament dhe se 10 për qind e popullsisë votoi ndryshe.

“40 për qind e njerëzve ende nuk na njohin. Kemi shumë punë për të cuar mesazhin në çdo cep të vendit. Ne kemi shumë punë përpara. Të thuash që Berisha ka humbur prej nesh, po në 2013. Sali Berisha humbet prej vetes dhe duhet të marrë përgjegjësi. Të vij dhe të thotë që humbi se ne  nuk u bashkuam me të është gabim. Ne garojmë me kushte të pabarabarta, lë votuesin jashtë parlamentit. 70,000 njerëz nuk kanë vend në parlament. A kanë të drejtë të kenë 5 vende në parlament? Ne në Fier po luftojmë me PS për mandatin, votuesi është njeri me vullnet të lirë.  

Ne kemi një sistem zgjedhor që deformon demokracinë. Po ndodh për herë të parë, ku forcat e reja dhe jo fraksione të partive të vjetra, të rinj që nuk kanë qenë pjesë e dy partive është hera e parë që hynë në parlament. Kalojnë pragun si i pamundur. Kemi 70,000 njerëz që kanë votuar për forcat e reja, për koalicionin tonë. 10 për qind e popullsisë ka votuar ndryshe. Ka gjëra pesimiste patjetër, por ka dhe zhvillime pozitive.” 



Skip to toolbar