Berisha mes të rinjve (të vjetër)/ Prezanton koalicionin “madhështor”, Gjuzin e Jenisherin i fsheh në turmë

Më të fundit


Sali Berisha prezantoi para shqiptarëve koalicionin opozitar Aleanca Madhështore. Doktori foli me superlativa për aleancën me moshë mesatare mbi 60 vjeçare, kurse vetë si më i moshuari u kujdes si për makiash pas krahëve të kishte vetëm të rinj.

“Koalicioni si asnjëherë më parë, më i gjëri, me personalitete të shquara, me projekte si asnjëherë më parë”

Doktori uli në rresht të parë aleatët tradicionalë të cilëve u dhuroi mandate. Por mungoi vetëm njëri, çami Shpëtim Idrizi.

Pavarësisht se personazhet emblematikë të koalicionit i kishte fshehur në turmë, Berisha replikoi me ironitë e Ramës për aleatët e tij, dhe për këtë zgjodhi pikërisht Kujtim Gjuzin.

“Flet për zhaba, bretkosa, zhapikë, tani dhe për mustaqet, Kujtim, ku je, jepia ato mustaqe se na çmendi.”

“E kam thënë, je Skënderbeu i dytë i shqiptarëve” tha Gjuzi.

Për të mbajtur linjën e tij Trumpiste, Berisha mbështeti akuzat e Sekretarit Amerikan Rubio për Dodikun e Bosnjes, madje këtë të fundit e krahasoi me Ramën.

Por doktori harron se ai bashkë me Dodik janë të vetmit politikanë në Ballkan, non-grata, dhe që kanë guxuar të sulmojnë si drejtësinë ashtu dhe SHBA.

Nga premtimet e shumta para koalicionit, Berisha u la një porosi të veçantë shqiptarëve.

“Se tani lind pyetja të kenë shqiptarët makina apo jo? Të kenë sa më shumë, se naftën do e çojmë të paktën sa Kosova”



Skip to toolbar