Berisha në PD/ Basha: Një spektakël i shëmtuar i së kaluarës, që kemi lenë pas

Më të fundit


Një spektakël të shëmtuar të së kaluarës, që PD ka vendosur ta lerë pas. Kështu e ka konsideruar kreu i PD, Lulzim Basha situatën sot në PD, pas rikthimit të Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit.

“Ky ishte një spektakël i shëmtuar i së kaluarës që PD ka vendosur të lerë pas. Shkaku dihet fare mirë. Dje u mblodh këshilli i PD në këtë sallë, u pasqyrua si veprojnë demokratët, ia kemi dalë të shkëputemi nga mashtrimet, apo rrahjet në sallat e këshillave.

E sotmja është një tjetër shenjë e qartë e ndarjes së plotë dhe të pakthyeshme me pjesën e tij të errët të hisorisë. Jashtë ne instaluam një instalacion me firmëtarët e PD, ndodhet mes tyre edhe firma e tij. Kemi folur boll për arritjet e PD, sot është koha të dënoj aktet e një njeriu marrëzia e të cilit nuk ka fund. Në përpjekjen për karshëllik ndaj SHBA, në egoizmin për të marrë peng, PD dhe demokratët, për të mbivendosur hallin e tij personal dhe të familjes së tij, familjes tonë politike.” u shpreh Basha.



Skip to toolbar