Berisha nga facebook “vret” rojën e kryeministrit

AKTUALITET


Ish kryeministri Berisha postoi mëngjesin e së shtunës një informacion sipas të cilit një nga bodygardët e kryeministrit Rama është shtypur nga eskorta e tij në protestën e zhvilluar dy ditë më parë në Librazhd dhe ka ndërruar jetë. Berisha shkruante se ky lajm mbahet i fshehtë nga policia.

“Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit te Edvinit ne Librazhd. Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende. Iu bej thirrje mediave te hetojne kete çeshtje”, shkruan Berisha në Facebook.

Mediat pranë PD-së e publikuan këtë informacion duke akuzuar policinë. Por përmes një njoftimi për mediat ka reaguar Ministria e Brendshme që hedh poshtë duke e cilësuar të gënjeshtërt këtë lajm dhe bën me dije se nuk ka asnjë problem me shëndetin e truprojave të kryeministrit Rama.

“Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend”, njofton Ministria, e cila u bën thirrje mediave që të shpërfillin të tilla insinuata.

Nuk është hera e parë që informacionet e publikuara nga ish kryeministri Berisha rezultojnë fake news, pra jo të verteta.

Vetëm pak ditë më parë ai akuzoi policinë se kishte rrahur dhe goditur dy protestues të opozitës gjatë protetës para kryeministrisë, por më vonë u faktua me video se protestuesit ishin rrahur me shufra hekuri nga të tjerë protestues dhe se policia nuk kishte përdorur dhunë ndaj tyre.

Reagim i Ministrisë së BrendshmeMinistria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo…

Gepostet von Ministria e Brendshme am Samstag, 15. Juni 2019


Skip to toolbar