Protesta e heshtur, Manastirliu pas takimit me mjekët: Jemi në anën e së njëjtës llogore

AKTUALITET


“Kemi vendosur që takimet dhe tryezat e punës të nisin javën që vjen. Ura e komunikimit me mjekët dhe personelin mjekësor është e konsoliduar prej kohës”- kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në përfundim te takimit me sindikaten e mjekeve.Për mediat ministrja tha se ura e komunikimit mes dy palëve tashmë është e konsoliduar prej kohësh.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate kërkesat e sindikatës. Kemi vendosur që takimet dhe tryezat e punës të nisin javën që vjen. Ura e komunikimit me mjekët dhe personelin mjekësor është e konsoliduar prej kohës. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre të dytë.


Ne jemi të bindur se dhe në këtë situatë pandemia, forcat jonë e madhe janë mjekët dhe infermierët do t’i dëgjojmë dhe për pikat që ata kërkojnë. Janë 4 pikat që do të diskutohen. Janë çështje që do të diskutohen edhe me ekipet më të vogla në tryezat teknike. Janë çështje që adresojnë situata të ndryshme. duhen vlerësuar dhe në kuadër eksperiencat dhe praktikat ndërkombëtare që të bëjmë më të mirat. Platformat e bashkëpunimit që ne e kemi të ngritur, mos të harrojmë se një vit e ca më parë, ndryshimet në kodin penal janë realizuar.

Ky është bërë falë vullnetit të qeverisë. Ne jemi në të njëjtën anë të llogores. Ne jemi këtu dhe po adresojmë kërkesat e mjekëve. Fakti që jemi të dy, si përfaqësues, do të jemi së bashku dhe jemi së bashku në çdo moment të vitit, tregon vullnetin për të bërë më të mirën për shoqërinë. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë në kuptim të të gjithë elementeve që duan mjekët.”, tha ministrja.




Skip to toolbar