Berisha nuk i bindet gjykatës, Fatmir Bektashi “kyç” gojën

AKTUALITET


Ish-kryeministri Sali Berisha shkeli vendimin e gjykatës së posaçme pasi këtë të hënë nuk u paraqit në spak, sic kerkon masa e sigurise se caktuar ndaj tij: detyrim për tu paraqitur prane oficerit te policise gjyqesore të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe përveç detyrimit për tu paraqitur atij iu  caktua edhe masa e bllokimit të pasapartës duke iu ndaluar e drejta për të dalë jashtë kufijëve të shqipërisë. 

Tashmë do të jetë prokuroria e posaçme që do të verifikojë   arsyet që  ish-kryeministri nuk u paraqit prane saj. Me pas do te vendoset nese   do të  përsëritet edhe njëhërë njoftimi për tu paraqitur të hënën e 20 nëntorit në orën 10 në prokurorinë e posaçme apo nese do të ketë ashpërsim të masës së sigurisë, bazuar në nenin 260 pika 3 e  Kodit të procedurës penale.

“Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë.”

Po ndryshe nga Berisha, ndërtuesi Fatmir Bektashi, gjitjhashtume masen detyrim paraqitje, u paraqit në prokurori në orarin e caktuar nga gjykata.

Pas përfundimit të procedurave Bektashi nuk pranoi të flasë për mediat.

Biznesmeni qendroi para gazetareve dhe degjoi pyetjet e tyre por me gojen mbyllur dha mesazhin se nuk do te flase asgje publikisht

në lidhje me akuzat e prokurorisë  për aferën e privatizimit te ish klubit partizani.



Skip to toolbar