“Berisha nuk u largua dhe Basha nuk erdhi në 2013”, Minxhozi: Debati pjellë e një rrotacioni që po ndodh tani.

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi teksa diskutonte debatet brenda PD-së pas përjashtimit të Sali Berishës nga kryeopozitari Luilzim Basha nga grupi i demokratëve.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Minxhozi tha se tashmë PD është në një debat që është pjellë e një rrotacioni si ai i 2013-ës, pasi sipas tij në atë kohë Berisha nuk iku dhe Basha nuk u bë kryetar real.


Analistit tha se tashmë po ndodh rrotacioni, që sipas tij do të ketë kosto elektorale te PD.

“Ajo që del si ide qendrore është se Basha po tërhiqet në një betejë të hapur, gjithmonë e më publike. Pa dëshirë dhe me kujdes, por duket se po tërhiqet në sheshin publik, ku Berisha po e provokon foltore më foltore. Basha është në rolin e atij që ka pushtetin dhe vulën e partisë dhe është më i qetë. Është si ajo marrëdhënia e përmbysur kur Basha bënte protestë dhe Rama ikte nga zyra dhe nxirrte para ato policët gra. Të dyja palët po i afrohen një pike përplasje. Ka hamendje se çfarë forme do të ketë kjo përplasje dhe del aty se kush kap oborrin e partisë me forcë. “Kush ka drynin e zyrës dhe vulën e partisë dhe shoferin poshtë; ai është kryetari.

Jam i bindur se zoti Salianji tha ça gjera të drejta. Janë disa fenomene brenda PD që të krijojnë një çudi se si 8 vite janë majisur dhe nuk kanë shpërthyer. Mendoj se jemi në një debat që është pjellë e një rrotacioni qe nuk ndodhi në vitin 2013. Berisha nuk iku dhe Basha nuk erdhi. Ky rrotacion po ndodh tani. Por me cilën kosto?! Fenomeni është më i thellë. S’ka të bëjë sot më as me Fatosin, as me Jozefina Topallin që i bëjnë kritikë sot PD. Sot problemi ka hyrë në zyrat e PD. Është një të njëjtën situatë ku fraksioni i Metës linte Nanon pa ministra. Ku nuk dihet se me kë ishin deputetët. Sot është situatë kur Basha në rrafshin e diskursin politik, po përpiqet se foltoren e Berishës, duke dalë me propozime që do jenë si axhendë. Ndodhemi në një problem se për të përllogaritur kostot do të matim se ca e drejtë peshon më shumë në kandarin publik. Mendoj se të dyja palët, për shkak se janë vonë, janë të humbura. Berisha është një faktor jo determinant në PD, por ka një potencë që të paktën partinë e tij mund ta destabilizojë. Dhe Basha jo si në 2018-ën, tani është mik me amerikanët. Nuk dihet se cili do të jetë fituesi, por dihen kosto. PD e nesërme do të jetë më e dobët në peshë elektorale dhe peshë politike.”, tha ai.




Skip to toolbar