Situata paradoksale e “Memorialit të Fierit”, ministrja Koçiu: Autonomia për të rritur konkurrencën!

Më të fundit


Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për spitalin memorial të Fierit.

Ajo theksoi se reformat që nisin në sektorin e shëndetësisë nuk janë reforma që nisin dhe mbarojnë për një kohë të shkurtër, por kërkon kohë dhe punë për të arritur qëllimin për t’i shërbyer interesit publik.


Gjithashtu shtoi se tashmë janë dhënë 5 kartat e para të autonomisë menaxheriale, QSUT, spitalin e Vlorës, të Durrësit, Shkodrës, nën gjurmët e spitalit Memorial, duke shpjeguar se memoriali ishte i pari që filloi këtë autonomi menaxheriale.

Sipas saj ka edhe një nismë që mbështet mjekët për të punuar në strukturat spitalore publike.

Pjesë nga intervista:

Ka patur shumë probleme që shoqëruan spitalin memorial të Fierit, ka patur hetime.. jeni në situatë paradoksale, e gjeni sektorin të transformuar nga pikëpamja e investimeve spitaleve të reja, keni problematikë të vjetër që është ajo e stafit. Cila është sfida që keni ju vetë si ministre në këtë një vit që ka mbetur…

Albana Koçiu: Me the këtë një vit, ndërkohë që sfidat i kam përtej një viti. Këtu nuk ka sfida që i fillon sot dhe i mbaron nesër.

Demokracia ju vendos një herë në 4 vjet në mënyrë të rregullt, në provim

Albana Koçiu: Patjetër, ajo që doja të thoja në fakt është që, sektori i shëndetësisë, dhe format në këtë sektor nuk janë reforma që nisin sot dhe mbarojnë nesër. Sfidat e mia, ajo që do të doja të vijoja ka të bëjë së pari me nismën që lancuam së bashku me kryeministrin në fund të muajit janar dhe që ishte autonomia spitalore, që është gjithashtu një nga ato sfida që thash fillon vërtet sot po nuk mbaron nesër. Do të dojë kohën e vet, do doja të lija një gjurmë timen në këtë rrugëtim.

Autonomia spitalore ka të bëjë me vetë administrimin e spitalit përmes një bordi menaxherial të jetë në gjendje të ofrojë shërbime dhe të financojë shërbimet e veta, vetë. Në mënyrë të pavarur, bazuar në disa indikatorë performance. Duke mos e marrë vendimmarrjen për çdo veprim administrativ nga ministria duke u bërë më eficent edhe në menaxhimin e kohës edhe në marrjen e vendimeve por edhe në ofrimin e shërbimeve, duke i dhënë mundësinë ndërkohë të ketë kompeticion nga spitali në spital për të thithur mjekët më të mirë, për të ofruar më shumë shërbime, për të ofruar më shumë cilësi dhe për të patur një vetëmenaxhim të sistemit të brendshëm të shërbimeve. Ne sot kemi dhënë 5 kartat e para të autonomisë menaxheriale, QSUT, spitalin e Vlorës, të Durrësit, Shkodrës, nën gjurmët e spitalit Memorial, pasi memoriali ishte i pari që filloi këtë autonomi menaxheriale dhe sot që flasim ka filluar të ushtrojë edhe praktikën dyfishe. Nëse e keni dëgjuar është një nismë interesante që mbështet mjekët për të punuar në strukturat spitalore publike. Pra, jashtë orarit të punës të kenë mundësi qytetari të zgjedhë mjekun që dëshiron nga ajo strukturë spitalore dhe të bëjë një konsultë me të në të njëjtat mjedise kundrejt një tarife ekstra. Duam që këtë ta shtrijmë në 4 spitalet e tjera që kanë marrë kartën menaxheriale. Do mbikëqyren për dy vite për këtë autonomi menaxheriale të mënyrës së  administrimit të pavarur dhe ndërkohë që pas dy vitesh do të fillojë aplikimi i autonomisë financiare që është ajo që thash pak më parë, do të paguhen jo më mbi bazë buxhetesh historike, por mbi bazë indikatorësh performance. Pra, në bazë të shërbimeve që kryejnë cilësisë së atyre shërbimeve, mjekëve që kanë afruar, pagesave të tyre.

Përvoja si qytetar, dhe duhet ta pranoj këtu, hyj në atë pjesë të qytetarëve që nuk kemi kujtime shumë të mira nga shëndeti publik. Jo për shkak të cilësisë së mjekëve se për shkak të kushteve, kjo na ka bërë t’i drejtohemi privatit, por edhe këtu ka një tendencë për të komercalizuar gjithçka. Pra, shkon në kushte infarkti dhe ai thotë duhet të vendosësh firmën për pagesën. Nuk iu frikëson se një gjë e tillë mund të ndodhë në spitalet tonë publike ..

Albana Koçiu: E gjitha ka të bëjë me menaxhimit dhe drejtuesit. E para kërkon drejtues shumë të mirë, borde menaxhimi shumë të mira që patjetër vënë të parin interesin për të ofruar shërbim shëndetësor dhe patjetër pastaj procedurat administrative që do duhet të ndiqen për një shërbim të caktuar. Dhe sigurisht që është e vërtetë që ti për një arsye apo një tjetër e ke zgjedhur dikur privation, por e ke zgjedhur edhe për infrastrukturën që të ofronte privati. Ndërkohë kur krahason sot infrastrukturën e spitaleve publike, është do të thoja me modesti, më e mirë se ajo e strukturave private. Sigurisht në drejtim të shërbimit dhe trajtimit të pacientëve kemi sfida që do duhet të punojmë akoma më shumë. Ajo që do doja të theksoja është fakti që këto spitale bëhen më autonome dhe më të pavarura në mënyrën e tyre të menaxhimit i bën ato edhe për të operuar dhe funksionuar për të dhënë zgjidhje më të shpejta. Për të mos bërë atë burokracinë më dha leje ministria, e kam cuar në ministri, ndërkohë që flasim për një shërbim jetik që nuk pret sa të kryhen procedurat administrative se do zgjidhje të shpejta. Kështu edhe për barnat, pajisjet, ekzaminimet, pra shërbimi është jetik dhe nuk pret ecejaket burokratike./abcnews.al/




Skip to toolbar