Berisha refuzon hetimin për “21 janarin”/ Ish-kryeministri nuk paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje

AKTUALITET


Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje për “21 janarin”. Nje dite me pare, ish-kryeministri gjeti një arsye, për të mos dëshmuar për 4 të vrarët në bulevard në kohën kur drejtonte qeverinë.

“Nuk mund të ketë pyetje a do i përgjigjem. Por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen. Pra, edhe njëherë, se ti je gazetar; vendimi, njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftim të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Kurse përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, një shërbëtor, një mercenar i regjimit të Edi Ramës, që kujton se mund të mbulojë sado pak me zhurma të tilla, krimet e shëmtuara të Ramës”

Por sipas dokumentit të SPAK, fletëthirrja është nisur me postë prej datës 3 nëntor në banesën e Berishës. Doktori tani nuk kishte më arsye, e tradhtuan dhe nervat.



Skip to toolbar