Berisha tallet me shtetin/ Si u sorrollatën oficerët e policisë nga Shkëlzeni, Argita e vetë Berisha

AKTUALITET


Gjykata e posaçme ka zbardhur vendimin e seancës gjatë caktimit të masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha që akuzohet për korrupsion në lidhje me aferë e ish-koplkesit Partizani. Në vendim thuhet se, mbrëmjen e 21 tetorit dy oficerë të policisë gjyqësore shkuan pranë selisë së partisë demokratike për t’i kopmunikuar Berishës vendimin e dhenë në mungesë nga gjykata. Por në vendim thuhet se, dy oficerët e patën të pa mundur ta njoftonin Berishën.

Më pas shkuan në banesën e tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në orën 01:00 pak pas mesntae. Dera u hap nga shtetasi Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit që i tha efektivëve se babai nuk dëshironte të takonte njeri, madje orari ishte i pa përshtatshshëm duke i kërkuar të vinin të nesërmen. Mëngjesin e 22 tetorit sërish punonjësit e policisë shkuan për t’i komunikuar Berishës vendimin, por dera e banesës u hap nga vajza e tij Argita Malltezi që njoftoi se banesa e babait të saj gjendet në katin e katërt të pallatit dhe jo ne katin e tetë.

Por kur kanë kaluar më shumë se 12 orë nga refuzimi i Berishës për t’u paraqitur në Prokurinë e Posaçme avokatët e tij mbrojtës i kanë kërkuar gjykatëss së poaçme të shuaja masat e sigurisë për Berishën me argumentin se kanë përfundfuar afatet për zbardhjen e vendimit. Nga ana tjetër SPAK nuk ka vendosur ende se çfarë veprimesh do kryejë pas refuzimit të Berishës për t’u paraqitur në prokurori mëngjesin e së hënës, kjo edhe referuar nenit 260 kodit të procedurës penale që për të tilla raste ia lë në kompetencë Prokurorëve të çështjes, Arben Kraja e Enkeleda Millonai të marrin nje vendim. Por rruga e tyre për shkak se bëhet fjalë për një deputet të parlamentit është një e vetme, ajo e depozitinit të një kërkese për ashpersim të masës së sigurisë, që mund te jetë arrest në burg ose shtëpi. Por për të njëjtat arsye që janë ato të imunitetit të deputetit, prokuroria nëse do të vendosë të kërkojnë masë më të ashpër, nuk do të kërkojnë vendim nga gjykata, por do marrin autorizim në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

ABC News kërkoi reagim zyrtar nga SPAK, me pyetjen me pyetjen se cfarë do ndodhë me Sali Berishën dhe cilat janë masat që do të ndërmerren pas thyerjes së vendimit të gjykatës, por deri në momentin e trasmetimit të kronikes nuk ka ende një përgjigje. Nga ana tjetër burimeve jo zyrtare sqaruan se janë në pritje që Berisha të shkelë edhe vendimin e dytë të gjykatës, që ai të paraqitet më datë 20 dhe më pas të marrin një vendim.



Skip to toolbar