Biden e kam mik, por duhet ta lërë garën

BOTA


Thomas Friedman, një nga analistët më të njohur të New York Times shkroi një koment menjëherë pas debatit për Shtëpinë e Bardhë. Ai ftoi mikun e tij t’u lërë vendin kandidatëve të tjerë: «Kam qarë para televizorit. Biden është një njeri i mirë dhe një president i mirë: por ai nuk do t’ia dalë. Familja e tij dhe ekipi i tij duhet të takojnë njëri-tjetrin shpejt dhe të vendosin se çfarë do të bëjnë”.

Titulli është çdo gjë tjetër, përveçse i drejtpërdrejtë: “Presidenti Biden është miku im, por ai duhet të tërhiqet nga gara (për Shtëpinë e Bardhë). Kështu Thomas Friedman, kolumnist për New York Times, hedh të zezën mbi të bardhë në gazetën amerikane mendimet që qarkullojnë mes komentuesve demokratë si dhe në nivelet e larta të partisë pas duelit televiziv mes Bidenit dhe Trump.

Një debat që Friedman, njeri i afërt me presidentin aktual të SHBA-së, e përkufizoi si zemërthyes. Ai saktësoi se “nuk mund të kujtonte një moment më të tmerrshëm në fushatat presidenciale që kishte parë në jetën e tij”. Dhe kjo për shkak të paraqitjes plastike, sipas mendimit të tij, të asaj që ai e konsideroi “një Joe Biden i përkufizuar si një njeri i mirë dhe një president i mirë që nuk duhet të kandidojë për t’u rizgjedhur dhe një Donald Trump, një njeri shpifës dhe president i papërgjegjshëm i cili nuk mësoi asgjë, por edhe nuk harroi asgjë.”

Prandaj, ftesa për ata që ndoshta kanë shansin e fundit për ta bindur Biden të bëjë një hap prapa, familja e tij, sipas Friedman duhet “të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të bëjë bisedën më të vështirë me presidentin, një bisedë e bërë me dashuri, qartësi dhe qëndrueshmëri. Kjo është për t’u dhënë Shteteve të Bashkuara shansin më të mirë për të mposhtur kërcënimin e Trump në nëntor.”

Gjykimi i tij për homologun politik të demokratëve është shumë më i ashpër. “Republikanët – nëse liderët e tyre do të kishin një grimcë integriteti – do të kërkonin të njëjtën gjë, por nuk do ta bëjnë sepse nuk e kanë”, – thotë Friedman duke u bërë presion demokratëve që të hapin një proces të menjëhershëm përzgjedhjeje të kandidatëve të rinj. “Nëse Zëvendës-Presidentja Kamala Harris do të kandidojë, ajo duhet. Por votuesit meritojnë një proces transparent”.

Referenca për një moment historik jo të zakonshëm është i qartë: “Ne jemi në agimin e revolucionit më të madh teknologjik dhe klimatik në historinë e njerëzimit, në prag të një revolucioni të inteligjencës artificiale që do të ndryshojë (dhe këtu Friedman përdor shkronja të mëdha) TË GJITHA PËR TË GJITHË. Ndoshta më ka munguar, por nuk mendoj se kam dëgjuar inteligjencën artificiale të përmendet nga asnjëri nga kandidatët në debat”.

Sipas tij ka sfida epokale që kërkojnë një lider të fortë dhe prezent. Për Friedman-in “mund të kishte qenë një Joe Biden më i ri, por kohët e fundit koha dhe mosha e kanë zënë, siç ishte pa mëdyshje e dukshme në përballjen televizive”, një debat që Friedman e ndoqi nga një dhomë hoteli në Lisbonë dhe që “e bëri të qajë”.

Ftesën për të bërë një hap prapa ai ia bën Biden pasi kujton kohët e udhëtimeve në Afganistan dhe Pakistan. “Nëse Biden del në pension, çdo ditë amerikanët do ta përshëndesin atë me mirënjohje për atë që Trump nuk do ta bënte kurrë, duke e vënë vendin para vetes. Nëse ai nuk e bën këtë, Biden me familjen e tij, stafin e tij dhe kushdo që e ka lejuar, vështirë se do të jetë në gjendje të shfaqet pa siklet.”

Edhe përfundimi i shkrimit nuk lë asnjë dilemë: “Ata meritojnë më mirë, amerikanët e meritojnë, bota e meriton”.

NYT



Skip to toolbar