Bie bora e parë në vend. Java nis me ulje temperaturash

AKTUALITET


Duket se dimri ka trokitur zyrtarisht. Mëngjesin e të dielës, majat e malave më të larta në vend janë zbardhur nga dëbora. Mali i Gjallicës në Kukës dhe ai i Gramozit në Ersekë janë zgjuar mëngjesin e të dielës nën petkun e dëborës.

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm këto ditë, ndërsa në zona të tjera të vendit ka pasur reshje të dendura shiu. Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë ditës së hënë do të ketë reshje të dobëta lokale në të gjithë territorin.


Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë nga 11 deri në 19 gradë celcius në bregdet, 10 deri në 19 gradë celcius në zonat e ulëta dhe 4 deri në 12 gradë celcius në zonat malore.

Ndërkohë, reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar nivelin e basenit të Fierzës, që ka arritur në nivelin 268.5 metra, duke u rritur me 1 metër gjatë javës së fundit.




Skip to toolbar