Bilanci i një jave nga Policia Rrugore në Tiranë: 16 shoferë të arrestuar, mbi 12 mijë gjoba për shkelje të ndryshme

AKTUALITET


Policia Rrrugore në Tiranë ka publikuar bilancin bilancin e një jave, në lidhje me masat administrative dhe arrestimey të bëra në kuadër të shkeljeve të qarkullimit rrugor.

Nga data 14-20 prill, policia ka arrestuar 16 persona për disa shkelje, ku: 6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.


2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur. 1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje. 5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë. 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Ndërkaq, gjatë javës, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera, konkretisht:

774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. 279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit. 470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit. 234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. 403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve. 8732 masa për qëndrim të gabuar.

Janë bllokuar edhe 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara./abcnews.al




Skip to toolbar