Bilanci paraprak, Voda: 69 pallate të pabanueshme

AKTUALITET


Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri bilancin paraprak të ndërtesave dhe objekteve të inspektuara nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit në qarkun e Durrësit deri mesditën e 7 dhjetorit. Voda është shprehur se nga 7077 konstatime të kryera gjithsej, ka dalë në përfundimin që janë 1937 shtëpi të dëmtuara rëndë dhe 530 pallate të dëmtuara lehtë.

Sipas Vodës, rezulton që të jenë të pabanueshme 69 pallate deri në këto momente si dhe 32 shkolla janë të dëmtuara.


“Deri tani 132 pallate janë të dëmtuara rëndë, 69 pallate janë të pabanueshme dhe 530 pallate të dëmtuara lehtë.

 Në lidhje me bizneset janë dëmtuar 106 prej tyre si dhe 32 shkolla”, u shpreh Voda




Skip to toolbar