Bashkia Durrës miraton bonuset e qirave për 660 familje

AKTUALITET


Të gjithë banorët e Durrësit, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, do të përfitojnë qiranë nga Bashkia. Zëvendësministrja e brendshme, Rovena Voda tha se vlera e qirasë do të jetë në varësi të familjeve dhe aktualisht janë miratuar nga bashkia qiratë për 660 familje.

“Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës ka vendosur në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familje e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës. Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg. Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë”, tha Voda


Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

1) Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

3) Certifikatën familjare

4) Të dhënat e llogarisë bankare.




Skip to toolbar