Familja Sina në Sauk, nga çadra sistemohet në banesë me qira

AKTUALITET


Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë banesën private në Sauk, të familjes Sina me 7 anëtarë, e cila ishte strehuar përkohësisht në çadër. Pas miratimit të bonos së qirave nga Bashkia Tiranë, familja është akomoduar në një banesë me qira që për një periudhë 1-vjeçare do të paguhet nga bashkia.

Kryeministri Rama dhe Kryetari i Bashkisë Veliaj siguruan familjen Sina se brenda vitit do të rikthehen në banesën e tyre e cila do u nënshtrohet punimeve. Rama u shpreh se të gjitha familjet e prekura do të marrin bonos qiraje. “Ne e kemi të paktën për një vit mbuluar 100 për qind qiranë. Njerëzit marrin vet. Është bërë përcaktimi i familjeve që të mos ketë spekulime. Ajo që është e rëndësishme është që tani në zonë  urbane mbulohet komplet. Pak më  e ngatërruar në zonë e fshatit se duhen ndërtuar aty ku janë”, tha Rama.


Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Tirana i është rikthyer normalitetit dhe se edhe ato familje që kanë qenë strehuar në palestrat e shkollave po sistemohen në banesa me qira.

“Ishin në çadër ditët e para pastaj morëm këtë vendimin që thatë ju që Bashkitë dhe Qeveria do të bëhen bashkë për të dhënë qira. Ishin te loti i parë atë ditë që ishit ju sepse kaluam edhe mbrëmë qira. Kështu që përfituesit më të mëdhenj në këtë lagje te Njësia 2, janë zona e Saukut, pra për shtëpi të vjetra, si shtëpia e Lutfies janë prishur dhe në “Qytetin Studenti” janë 180. Pra këto janë këto dy kategoritë, shtëpitë e vjetra të Saukut dhe shtëpitë e zëna te “Qytet Studenti”. Sot e mbyllëm “Ismalil Qemalin”, pra mbaroi kriza, u mbyll palestra dhe njerëzit janë futur nëpër shtëpi. Kështu që çadra dhe palestra nuk kemi më në këtë pjesë të Tiranës. Nesër do të mbyllim edhe palestrën e “Betim Muços” sepse edhe ata kanë filluar të marrin qiratë, do të kemi mundësi t’i vizitojmë. Pjesa e emergjencës në Tiranë mbyllet me mbylljen e palestrave në qendra sociale, ku secili më mirë në shtëpi se sa në çadër”, deklaroi Veliaj.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, Sauk – U paguan qeratë për 923 familje të mbetura pa strehë në Tiranë ose 92% e familjeve të dëmtuara në zonën urbane🤗 Do t’i mbajmë nëpër apartamente e shtëpi të zgjedhura nga vetë ata, deri kur të rindërtohen shtëpitë dhe me këtë rast, le të dalë dikush dhe të na tregojë kur e ku ka ndodhur, që shteti të reagojë kaq shpejt e brenda 10 ditësh të sistemojë nëpër shtëpi mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi? NATYRISHT KY ËSHTË VETËM FILLIMI dhe KA PLOT E PLOT AKOMA që duhen sistemuar kështu, ndërkohë që do të nisë e realizohet PROGRAMI I RINDËRTIMIT👫🏘🌳🏢#Besim #Durim #Bashkim #Vendosmëri#FinoallaFine😉 #DerinëFund🤝https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 7. Dezember 2019



Skip to toolbar