Bindja Demokratike ankohet në Kolegj pas rrëzimit në KQZ

Më të fundit


Bindja Demokratike ka çuar në Kolegj Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke nënvizuar se është e vendosur për të ndjekur deri në fund pretendimet se vota u deformua nga Partia Socialiste. Astrit Patozi shkruan se vendimi i Bindjes Demokratike vjen pasi ankimimi në KQZ u rrëzua arbitrarisht me forcën e kartonëve të përfaqësuesve të PS-së.

“Ankimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit bazohej në të dhënat dhe informacionet e vëzhguesve të Bindjes Demokratike në të gjithë territorin, të cilët konstatuan shkelje të rënda që kanë sjellë rritjen fiktive të pjesëmarrjes së votuesve dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve, sidomos në listat e këshilltarëve bashkiakë”, deklaron Patozi.


Ai kujton se 10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u përfshi në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009. “Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë”, shkruan Patozi.

BINDJA DEMOKRATIKE dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorinNËSE NUK HAP KUTITË, RAMA PRANON SE KA VJEDHUR…

Gepostet von Astrit Patozi am Dienstag, 16. Juli 2019



Skip to toolbar