Bisedimet për Asociacionin nga SHBA, Kurti dhe Osmani ‘kyçin’ gojën

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “kyçur gojën” dhe nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve mbi takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pët temën e asopcacionit.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”, ka deklaruar shkurt kryeministri Kurti, pasi vendosi kurora lulesh pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.


Në këtë takim, përveç ministrave, zyrtarëve partiakë e drejtuesve të OJQ-ve, ndodhen edhe shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca është shefi i kabinetit, Blerim Vela.

Po ashtu, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë.

“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”, ka deklaruar shkurt Osmani.

Një ditë më parë, në një shkrim të përbashkët, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke siguruar se formimi i tij nuk do ta cenoje kushtetutën dhe as sovranitetit e shtetit të Kosovës.

Ata e përjashtuan kategorikisht një mundësi për krijimin e një Republika “Srpska” në Kosovë, sipas modelit të Bosnjë Herzegovinës. 




Skip to toolbar