Blinken vizitë në Izrael në përpjekje për të parandaluar përhapjen e luftës

BOTA


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Izrael këtë të enjte. Ai do të zhvillojë një vizitë të shkurtër. Blinken, siç shkruan BBC, do të takohet me zyrtarët më të lartë izraelitë.

Po ashtu, ai pritet të takohet edhe me Presidentin palestinez, Mahmoud Abass. Ky i fundit qëndron në Bregun Perëndimor, ndërsa është një rival politik i Hamasit në Rripin e Gazës.

SHBA-ja i ka shprehur mbështetjen Izraelit në luftën e saj kundër terrorizmit pas sulmeve të Hamasit në fundjavën e kaluar.



Skip to toolbar