Bota e sportit tronditet nga vdekja e Kobe Bryant

BOTA


Bota e basketbollit është shokur me vdekjen tragjike të legjendës amerikane Kobe Bryant. Reagimet kanë qenë të shumta jo vetëm nga ish-kolegët e tij të basketbollit, por edhe klubet e mëdha të futbollit dhe personalitete të sportit e politikës.

Kobe Bryant ishte një tifoz me Milanin dhe klubi gjigant italian, nuk mund të mos shprehte ngushëllimet për familjen e ish-basketbollistit. “Nuk kemi asnjë fjalë të shprehim faktin sa të shokuar jemi pasi morëm vesh lajmin tragjik. Një nga sportistët më të mëdhenj në histori ka ndërruar jetë. Tifoz i Milanit, Kobe Bryant ishte një njeri i madh. Ngushëllimet tona më të mëdha për familjen e Bryant dhe atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Do të na mungosh gjithmonë, Kobe!”, shkruan Milan.


 “Të shokuar me vdekjen e Kobe Bryant, një sportist shembull brenda dhe jashtë fushës. Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe” ishte postimi i ekipit të Barcelonës. “Keqardhje për vdekjen e Kobe Bryant, legjendës së sportit botëror. Klubi dëshiron të përcjell ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e tyre për këtë humbje që ka tronditur botën e sportit” shkruan Reali i Madridit. Kevin Love shkruan “Të lutem jo. Të lutem zot jo. S’mund të jetë e vërtetë”.

I trishtuar nga vdekja shokuese e Kobe Bryant me vajzën është shfaqur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka bërë një postim me një emoji duke qarë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e cilëson të tmerrshëm lajmin për vdekjen e Kobe Bryant. “Raportimet janë se basketbollisti i madh Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur pas përplasjes së helikopterit në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”, shkruan Trump.




Skip to toolbar