Braçe shpërthen ashpër ndaj “horrave të betonit” që i vunë zjarrin Shëngjinit dhe akuzon politikanët

AKTUALITET


“E qara për Amazonën është trendy, por Shengjini dhemb më shumë”. Kështu shkruan zëvendës kryeministri Erion Braçe i cili ka shpërthyer ashpër kundër atyre që i quan “horra të betonit”, të cilët akuzon për zjarrin në Shëngjin. Megjithëse policia vuri në pranga dy persona dhe sqaroi se zjarrin ia kishin vënë ata Shëngjinit për të hapur vend për kullotat, Braçe mendon ndryshe. Ai thotë se zjarri në Shëngjin është i përsëritur dhe bëhet për të ndërtuar pallate nga për “interesa kriminale horrash që urrejnë pyllin e se paratë i bëjë nga betoni!”.

Braçe akuzon drejtëpërdrejtë ndërtuesit në Shëngjin por edhe politikanët që i mbështesin dhe bëhen hipokritë në deklaratat e tyre. Zëvendës kryeministri shkruan se tani është koha që të merremi me ta. Pra lufta duhet të nisë nga politika, që zjarri të mos shkojë më deri në pyll

“E di qe e qara për Amazonën është trendy, por Shengjini dhemb edhe më shumë! Për shume kohë, në Shëngjin, detin, eren që vjen prej tij, e ndan me pyllin, malin, me një mur 8-10-12 kate betoni!

Fituan para pa hesap, pa pyetur për shkatërrimin! Tek interesa të tilla nis; Me këto interesa duhet luftuar, të mëdha apo banale qofshin! Dëngla të politikanëve hipokritë që flasin për zjarrin kur për luks i kanë vënë betonin pyllit, m’u në mes të tij, si duhen kërkujt! Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me pështyma! Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrfikësish, kur benzina e interesave të betonit dhe çdo interesi tjetër përfitues, e ndez dhe e përhap flakën kudo! Duhet të merremi tani me këtë “benzinë”, posaçërisht aty në vend, ndryshe as shiu që na ndihmoi dje në Shëngjin, nuk do jetë më me ne! Gjithnjë nis tek politika, vendimet e saj, që të mos arrijë më tek pylli!”, shkruan Braçe.



Skip to toolbar