Braçe shpërthen ndaj PD: Jeni foleja që rriti prokurorët e inkriminuar

AKTUALITET


Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sqaruar në një deklaratë për mediat të gjitha akuzat ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dënimit të pabazuar në fakte, sipas tij, të kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, ndërsa ka hedhur akuza të ashpra ndaj PD-së, të cilën e cilësoi si “foleja që mbron prokurorët dhe gjyqtarët e inkriminuar”.

“Kam dy fjalë për partinë e këtij sistemi të vjetër e kriminal. Për partinë demokratike. Ju nuk keni turp. Jeni tërësisht pa turp. Atë që di unë këto 4 ditë në raport me udhëheqësit tuaj në raport me këtë çështje, padiskutim që do ta konsumoj në ditët në vijim. Ju nuk keni asgjë serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ju keni vetëm propagandë. Për ju jeta e njeriut nuk vlen. Jeta e njeriut nuk merret me pushkë siç e keni marrë ju nga ‘92, ‘96, ‘97 e më tutje e veçanërisht këtu në bulevard si vrasës ordiner vetëm për interesa pushteti. Ju jeni njësh me krimin. Atë të rrugës, atë të ekonomisë së zezë dhe me atë të drejtësisë së vjetër. Ju i keni dhënë imunitet krimit të sistemit të drejtësisë dhe ai ju ka dhënë pandëshkueshmëri. Një marrëdhënie kooperative që ka rrënuar tërësisht themelet e drejtësisë. Ju jeni foleja ku u lindën dhe u rritëm pikërisht këta prokurorë e gjykatës të korruptuar që vettingu po i nxjerr nga vrimat e zeza të pa drejtësisë ku kanë kafshuar njerëz të zakonshëm. Por kurrë juve që hëm keni vjedhur, hëm keni vrarë publikisht në këtë vend, ashtu siç fashizmi ka pushkatuar në këtë vend. Ju jeni frymëzimi 30 vjeçar shpresa e fundit e krimit në këtë vend”, tha Braçe, i cili njoftoi se të gjitha dokumentet që disponon për prokurorin Ndoja do ia vërë në dispozicion organeve të vettingut.

Ai njoftoi gjithashtu se do të padisë për shpifje ish deputetin e PD-së, Enkelejt Alibeaj, i cili e akuzoi Braçen një ditë më herët se po ushtron presion politik ndaj prokurorëve dhe gjykatës së Durrësit për të mos arrestuar ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula pasi e ka kushëri.

“Unë bashkëshortja, prindërit, familjaret, e krushqi, prindërit e bashkëshortes, motra ime e bashkëshorti i saj, prindërit e tij në rreth të parë të dytë e të pafundëm po të doni, s’ka asnjë lidhje gjaku me drejtorin e ASHK në Durrës, me familjen e tij të bashkëshortes se tij. Talebani që artikuloi këtë dje dhe ngriti mbi këtë shpifje do vijë ta provojë në gjykatë, në të cilën do vijë ai vetë dhe do jetë fillimi për të dhe rracën e talebanësve politikë për çdo gjë të poshtër që i kanë bërë këtij vendi. Drejtuesin e ASHK se kam emëruar unë”, tha Braçe.

Zëvendës kryeministri sqaroi se Liridon Pula, ish drejtori i Kadastrës së Durrësit, pak ditë para arrestimit është shantazhuar dhe i është kërkuar të ike nga Shqipëria, ndërsa i janë thënë edhe fjalët “sa të kushton ty vendi i punës”.

Gjyqtarja Besiana Garxenaj vendosi të premten të linte masën e arrestit me burg për Liridon Pulën pas kërkesës së prokurorit Arjan Pula.  Por sipas zëvendëskryeministrit për të ngritur këtë akuzë prokurori nuk ka asnjë fakt, apo provë, por ka vetëm kallëzimin e një personi që mbetet anonim dhe në letrën e tij prej disa faqesh në asnjë rresht nuk e përmend emrin e Liridon Pulas.

“Dje isha prezent në një proces gjyqësor publik, të hapur për të gjithë dhe të pa ndaluar për kërrkënd meqë paska tronditur disa hajdutë kjo ndaj një nëpunësi të shtetit. Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyra ime të dëgjoj akuzën.

Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është fare ajo që ka filtruar në publik prokurori, ajo që ka servirur prokurori. Ajo që kanë raportuar disa media. Nuk ka fare lidhje me ish-drejtorin e ALUIZNI-t të ndaluar në Durrës, nuk ka lidhje fare me grabitjen e tjetërsim pronash. Është një çështje krejtësisht tjetër. Kompania Lura shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme, kompleksin Lura 3. Ka aplikuar për të regj sipas ligjit çdo leje dhe është shërbyer konform ligjit. Kjo është çështja. Nuk ka lidhje as me grabitje pronash e tokash në Gjirin e Lalzit dhe as me legalizime objektesh. Askush nga palët në këtë çështje nuk janë ankuar apo kallëzuar për procedurat e ndjekura në zyrat e shtetit. Po kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar?

Ka kallëzuar një njeri anonim pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Ky është kallëzimi i personit anonim drejtuar Arjan Ndojës. Janë 5 faqe, në datën që korrespondon me fillimin e procedimit penal nga ky prokuror. Në asnjë rresht të tij kallëzuesi nuk përmend drejtorin e ASHK në Durrës. Ky prokuror ka marrë një kallëzim nga një shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së nga përmbajtja ku përmenden punonjës të tjerë por jo drejtori i ASHK. Kontratat në ASHK prokurori nuk ia tregoi Gjykatës.

Nuk përmendet, nuk kallëzohet gjëkundi, janë të tjerë njerëz. Prokurori mashtroi gjykatën dje ku si pikënisje të këtij hetimi tregoi Policinë e Durrësit, sektorin e krimit ekonomik kur policia nuk ka asnjë dijeni.

Këto fakte më bëjnë të mendoj se ky është një krim që i ka marrë lirinë një njeriu prej 4 ditësh. Akt i fundit i shantazhit.”, deklaroi Braçe./realstory.al

ERTV Live😊: Zv.Kryeministri Erjon Braçe, reagon ndaj mbështetjes kriminale që Partia Demokratike i jep Prokurorit kriminel të DurrësitProkurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”🤮Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim👊Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd👍

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 5. Oktober 2019


Skip to toolbar