Breshëri automatiku inspektorëve, prisnin pemë pa leje në pyll

AKTUALITET


Persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të inspektorëve të pyjeve gjatë mbrëmjes së të dielës në Bulqizë.

Personat që kanë qëlluar drejt inspektorëve dyshohet të jenë punëtorë në minierat e Bulqizës të cilët kanë dalë për të prerë pemë në kundërshtim me ligjin, gjatë natës në malin e Tërnovës.

Ata janë spikatur nga inspektorët e pyjeve mes të cilëve dhe drejtori i policisë pyjore dhe për të shpëtuar kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Lajmi bëhet i ditur nga Report Tv.  Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbuluar identitetin e personave që kanë qëlluar me armë.



Skip to toolbar