SHBA nuk i përgjigjet Berishës, i ngarkuari me punë në linjën e Kim: Po i vjen fundi pandëshkueshmërisë

AKTUALITET


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith ishte i ftuari i radhës në podkastin “Inside Albania” nga gazetarja Alice Taylor. Diplomati britanik zbuloi një sërë projektesh në të cilat ambasada është e përfshirë për të ndihmuar ekonomikisht zonat veriore të Shqipërisë, ku fenomeni i largimit të të rinjve, sidomos drejt Mbretërisë së Bashkuar, është më i theksuar.

“Kemi ngritur disa qendra sipërmarrjeje për të rinjtë. Kemi hapur një në Kukës, do të ketë edhe të tjera, në Dibër. Do të nisim programe me shkollat. Sigurojmë gjithashtu grante për bizneset e vogla, që individët të hapin biznese dhe të marrin njerëz në punë”, – tha ai. Ambasadori komentoi shifrat e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Krahasuar me 2022, niveli i tyre gjatë këtij viti ka rënë me 90%.

“Apeli im për çdo të ri që mendon të ikë ilegalisht është të mos e bëjnë. Ka mënyra të ligjshme për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi hapur një qendër aplikimesh për viza në veri për të lehtësuar ikjen dhe për të treguar se jemi të hapur për punë”, – deklaroi ambasadori britanik, Alastair King-Smith.

Ambasadori ndau disa detaje nga dokumentet e rëndësishme që ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkroi në Londër, pas takimit me homologun britanik, James Cleverly. “Është një pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjes tonë, brenda kontekstit të Komunikatës së Përbashkët që dy kryeministrat tanë nënshkruan vitin e kaluar. Deklarata e bashkëpunimit nënkupton se do të ketë shkëmbime, operacione policore, do të intensifikojmë atë që bëjmë përmes task forcës së emigracionit, do të shohim si mund të mbështesim transformimin brenda Policisë. Ne tashmë e shohim Policinë e Shtetit si një partner të mirë për të bashkëpunuar”, – tha ai.

Në fund, King-Smith sqaroi arsyet përse Mbretëria e Bashkuar vendosi të shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa paralajmëroi se do të ketë masa të ngjashme edhe në të ardhmen. “Ne mbështesim tërësisht sistemin gjyqësor të Shqipërisë, në veçanti institucione si SPAK. Nuk komentojmë rastet individuale, por ajo që mund të them është se jemi të angazhuar të pengojmë lidhjet mes kriminalitetit, korrupsionit dhe politikës. Do të marrim masa kur ta konsiderojmë të përshtatshme”, – deklaroi Alastair King-Smith.

Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh “non grata” politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri. Këtë paralajmërim ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith e bëri edhe me 13 gusht të këtij viti, i cili në një intervistë për TCH tha se shpalljet “non grata” do të vijnë deri në fund të vitit. Diplomati i lartë u shpreh se veprime të ngjashme do të ndërmerren, por emrat tha ai nuk bëhen publikë për disa arsye ligjore.

“Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas mbërritur në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme, ndërsa sanksionet antikorrupsion nga sekretari Punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pandëshkueshmërisë”, – tha ndër të tjera ambasadori.

Më 22 korrik, ishkryeministri Sali Berisha njoftoi vetë se është shpallur “non grata” nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre “Home Secretary”, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.



Skip to toolbar