Britania shënon 639 viktima nga COVID-19, në total 21 mijë e 731, por numri mund të jetë 55% më i lartë

BOTA


Anglia, Uellsi dhe Skocia kanë regjistruar sot 639 viktima në 24 orët e fundit prej COVID-19 duke arritur totalin prej 21 mijë e 731.

Sot 552 viktima ishin vetëm nga spitalet por mediat britanike hedhin dyshime se numri i viktimave që kanë qëndruar në shtëpi me COVID-19 mund të jetë më i lartë.

Një tezë është që numri total jozyrtar i viktimave në Britani të jetë 33 mijë, 55% më i lartë se ai zyrtar.



Skip to toolbar