Brnabiç paralajmëron trazira në shtator: Nuk jemi marrë vesh për targat me Albin Kurtin

KOSOVA


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar se nga 1 shtatori do të ketë një periudhë të paqëndrueshme për Kosovën, sepse nuk është arritur marrëveshje për targat, raporton gazeta telegraph.

“Ne nuk jemi marrë vesh për asgjë për targat, Abin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis, kemi propozuar zgjidhje të caktuara, ai nuk ka dashur të pranojë dhe bisedimet janë ende në vazhdim”, tha ajo. Ndërkohë, arritja e marrëveshjes për dokumentet e ndërsjella është përshëndetur nga institucionet ndërkombëtare, si dhe nga Këshilli i Ambasadorëve.


Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikën e Jashtme Josep Borrell njoftoi se sipas Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës, çka solli që edhe kryeministri Albin Kurti të mos vendosë masën e reciprocitetit për qytetarët serbë, ndonëse kishte paralajmëruar që do të vihej më 1 shtator nëse s’do arrihej marrëveshje.

Ndërkohë që ende nuk ka një marrëveshje për çështjen e targave. Kujtojmë se pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet serbe, pati tensione në veri në Kosovës, gjë që e shtyu qeverinë e Kurtit të shtynte zbatimin e marrëveshjes.




Skip to toolbar