Flamurtari është ekipi më i dobët i kampionatit këtë sezon. Por, ekipeve pretendente, apo atyre që synojnë tre vendet e kreut, u prishë punë gjithmonë. Të parët që e pësuan nga Vlorë ishin 24 herë kampionët, Tirana. Skuadra bardheblu, kur ishte duke bërë një sezon fantastik nën drejtimin e Ardi Memës disa javë më parë, u ndal papritur në Vlorë.
Më pas të njëjtin fat pësoi dhe Partizani, ndërsa së fundi ishte Bylis që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Flamurtarit. Në takimin e zhvilluar të shtunën pasdite në Vlorë, Flamurtari tregoi se pavarësisht halleve, shpirti sportiv është ende i ndezur.
Xhevair Sukaj ndëshkoi skuadrën mallakastriote në minutën e 17-të takimit, por miqtë barazuan me Guindon një minutë para mbylljes së pjesës së parë. Në të 59`, Guindo shënoi përsëri duke kaluar skuadrën e Bylis në avantazh.
Por tre minuta para fundit, Nebihu gjeti rrjetën duke vulosur shifrat e takimit në 2-2. Megjithatë, Bylis mbetet në vendin e tretë në renditje me 24 pikë, ndërkohë Flamurtari me 6 pikë ndodhet në vend të fundit të kampionatit.