Disiplina pezullon Dovedan. Gjobitet Skënderbeu, paralajmërohen Tirana e Partizani

Komisioni i Disiplinës Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit dënoi me 50 mijë lekë gjobë ekipin e Skënderbeut. Skuadra korçare dënohet për shkak të “sjelljes së gabuar të tifozëve”, në sfidën e luajtur në mesjavë ndaj Partizanit.

Ndërkohë, Disiplina paralajmëron edhe ekipin e Partizanit se nëse do të ketë përsëritje të “sjelljes së gabuar të tifozëve” do të jetë subjekt i masave disiplinore. I njëjti paralajmërim është bërë dhe për klubin e Tiranës, në lidhje me sfidën e luajtur kundër Bylis.

Ndërkohë, skuadra ballshiote është më e penalizuara për dy ndeshjet në vijim. Trajneri Veljko Dovedan është pezulluar me dy ndeshje, pas akuzave ndaj arbitrit të ndeshjes në lidhje me dy golat e fitores të Tiranës. Në këto kushte, Bylis do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme pa trajnerin në krye të skuadrës.

Dënimit nuk i shpëtoi as futbollisti i Flamurtarit Denis Pjeshka, i cili është pezulluar me dy ndeshje për shkak të protestave ndaj gjyqtarit. Ndërkohë, për shkak të akuzave ndaj arbitrit të ndeshjes, Komisioni i Disiplinës ka nisur hetim ndaj zëvendëspresidentit të ekipit të Luftëtarit Artur Dadaj.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

Arriti marrëveshje me Bylisin, por Dorian Kërçiku firmos me Partizanin

Pak ditë më parë, në një njoftim zyrtar, klubi i futbollit Bylis njoftoi se kishte arritur akordin me mbrojtësin Dorian Kërçiku. Klubi thoshte se mbrojtësi i larguar nga Tirana ishte bërë zyrtarisht lojtar i Bylis, teksa do të dilte në stërvitje me ekipin. Mirëpo të martën në 7 janar, Partizani në një njoftim zyrtar prezantoi ish-mbrojtësin e Tiranës. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dy klubeve dhe lojtarit, por Partizani publikoi dhe një foto të Kërçikut me shallin e tifozerisë së “kuqe”.

Partizani tha se “mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi për këtë sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm. 26 vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Tirana. Gjithashtu Kërçiku ka qenë edhe pjesë e ekipevepërfaqësuese U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Mbrojtësi do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Antalia për tu vënë në dispozicion të trajnerit Adolfo Sormani”.

Ndërkohë, futbollisti foli për kanalizn zyrtar të klubit duke u shprehur: “Jam mjaft entuziast që jam pjesë e Partizanit. Kam ardhur te skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë , besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për karrierën time. Pas disa ofertave që kam patur gjatë kësaj periudhe, zgjodha të firmos përfundimisht me Partizanin, skuadër me të cilën do të kem mundësinë të përmirësohem edhe më shumë profesionalisht dhe shpresoj të realizoj objektivat madhor që klubi synon edhe këtë sezon”, përfundoi lojtari.

Bylis prezanton afrimin e parë, ish-mbrojtësi i Tiranës i bashkohet ballshiotëve

Bylis prezantoi të dielën afrimin e parë për merkaton e janarit. Ish-mbrojtësi i Tiranës, Dorian Kërçiku është zyrtarisht futbollist i skuadrës mallkastriote. Lajmin e dha klubi i Bylis në një njoftim zyrtar. “Dorian Kërçiku, afrimi i parë. Nesër del në stërvitje me skuadrën, do të ketë dhe surpriza të tjera në merkato”, shkruhet në njoftimin e Bylis.

Kërçiku ndërpreu bashkëpunimin me Tiranën në fund të vitit të kaluar, duke dalë lojtar i lirë. Ai ishte pjesë e klubit bardheblu prej disa sezonesh, duke shënuar mbi 260 prezenca në Superligë.

Kërçiku do të përforcojë reaprtin mbrojtës të Bylis, skuadra që është cilësuar si surpriza e kampionatit për këtë sezon. Bylis e mbylli në vend të dytë në renditje gjysmën e parë të kampionatit. Objektivi kryesor i klubit për këtë sezon është arritja e kupave të Europës.

Bylis ndalet në Vlorë, humb shansin për vendin e parë

Flamurtari është ekipi më i dobët i kampionatit këtë sezon. Por, ekipeve pretendente, apo atyre që synojnë tre vendet e kreut, u prishë punë gjithmonë. Të parët që e pësuan nga Vlorë ishin 24 herë kampionët, Tirana. Skuadra bardheblu, kur ishte duke bërë një sezon fantastik nën drejtimin e Ardi Memës disa javë më parë, u ndal papritur në Vlorë.

Më pas të njëjtin fat pësoi dhe Partizani, ndërsa së fundi ishte Bylis që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Flamurtarit. Në takimin e zhvilluar të shtunën pasdite në Vlorë, Flamurtari tregoi se pavarësisht halleve, shpirti sportiv është ende i ndezur.

Xhevair Sukaj ndëshkoi skuadrën mallakastriote në minutën e 17-të takimit, por miqtë barazuan me Guindon një minutë para mbylljes së pjesës së parë. Në të 59`, Guindo shënoi përsëri duke kaluar skuadrën e Bylis në avantazh.

Por tre minuta para fundit, Nebihu gjeti rrjetën duke vulosur shifrat e takimit në 2-2. Megjithatë, Bylis mbetet në vendin e tretë në renditje me 24 pikë, ndërkohë Flamurtari me 6 pikë ndodhet në vend të fundit të kampionatit.

Pronari i Bylis, 10 mijë euro dhe makineri të rënda për ndërtimin e shtëpive

Klubi i futbollit Bylis në Mallakastër ëshë solidarizuar duke dhuruar ndihma për të prekurit nga tërmeti. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, klubi ballshiot thotë se dha 10.000 euro për t`u përdorur për rindërtimin e shtëpive nga tërmeti. Ndihma është dhënë në bashkëpunim me kompaninë “Shkëlqimi 07 shpk”.

“Kompania “Shkëlqimi 07 shpk” dhe familja Kapllanaj që sponsorizon skuadrën tonë duke qenë edhe pronare e klubit, serish u vjen në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. 10.000 euro si dhe mjetet e tonazhit të rëndë të firmës vihen në dispozicion për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara”, thuhet në deklaratë.

Edhe klube të tjera të futbollit në vend janë solidarizuar duke mbledhur ndihma materiale dhe financiare. Ndërkohë, nuk ka munguar as solidarizimi i klubeve europiane, disa prej të cilave edhe duke kontribuar financiarisht.

Dënohet trajneri i Vllaznisë. Disiplina “edukon” të rinjtë

Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet për aktivitetin e futbollit në vend zhvilluar në fundjavë. Vllaznia do t`i luajë dy ndeshjet e ardhshme në kampionat pa trajner në bankinë, dhe me mbylljen e tribunës VIP për dy ndeshje. Për dënimin e trajnerit është bërë shkak protesta ndaj arbitrit në ndeshjen kundër Bylis të hënën.

Trajneri maqedonas Mirsad Jonuz u fut në fushën e lojës në përfundim të pjesës së parë, duke i kërkuar llogari arbitrit të ndeshjes për akordimin e një goli në favor të Bylis, por që u kontestua nga ekipi vendas. Ndërkohë, për mbylljen e tribunës VIP për dy ndeshjet e radhës është bërë shkak hedhja e sendeve të forta  në fushë, në shenjë proteste kundër vendimit të arbitrit, që e quajti të rregull golin e Bylis.

Ndërkohë, ekipi i Teutës është dënuar me 50.000 lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Komisioni i Disiplinës ka dhënë shumë masa ndëshkimore për lojtarët e ekipeve të moshave, kryesisht për shkak të dhunës ndaj lojtarëve kundërshtarë dhe sjelljes së gabuar në fushë.

Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

1. KF Teuta për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Leke.

2. KF Vllaznia per sjellje te gabuar te spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushës, ne baze te Nenit 65/3/c dhe Nenit 10/1/j të KDS urdhërohet te mbylle pjesërisht stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër përkatësisht sektorin A, B dhe VIP për 2(dy) ndeshje.

3. Trajneri i KF Vllaznia Mirsad Jonuz për protestë me ndaj vendimeve të arbitrit, në baze te Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

4. KF Shkumbini per sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 Leke.Ne zbatim te Nenit 116/1 te KDS gjoba do te aplikohet ne masën 50%.

5. Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Erzeni -Korabi.

6. Zyrtari i KF Erzeni, Altin Keçi per sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes ne bazë te Nenit 19/1 48/2/a dhe Nenit 91 te KDS i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes ose stolin e rezervave si dhe territorin përreth fushës se lojës deri ne marrjen e nje vendimi përfundimtar nga Komisioni Disiplines.

7. KF Lushnja per sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 Leke. Ne zbatim te Nenit 116/1 te KDS gjoba do te aplikohet ne masën 50%.

8. Lojtari i FC Internacional Kipjon Peti per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i KF Ada Raid Ymeri per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. Ekipi i KF Kamza në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

11. Lojtari i KF Kelcyra Saimir Kule per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe kundërshtarit ne baze te Nenit 48/1/b, 47/1/f dhe Nenit 31/1 te KDS dënohet me përjashtimin perjete nga cdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF Kelcyra Aristidh Coli per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/f te KDS dënohet me përjashtim perjete nga aktiviteti futbollistik.

13. KF Selenica per mosparaqitje ne ndeshjen kundër KF Albpetrol ne baze te Nenit 89/2/d te Rregullores se FSHF , Nenit 30/1 te KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i zbriten 3 pikë në klasifikimi prej pikëve te grumbulluara. KF Selenica ne baze te Nenit 12/1 te KDS paralajmërohet se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te nenit 89/2/e te Rregullores se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë nje kategori me poshtë.

14. Lojtari i KF Gramozi Gazment Spaho për provokim te publikut ne baze te Nenit 52/1 te KDS dënohet me 2(ndeshje) pezullim nga aktiviteti futbollistik.

15. Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Butrinti – Oriku.

16. Lojtari i FK Partizani U-19 Elvis Çela per sjellje josportive ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

17. Lojtari i Akademia AAS U-19 Sidrit Zylja per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

18. Lojtari i KF Besa U -19 Flavio Meçja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

19. Lojtari i KF Besa U-19 Alfonso Ligeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

20. Lojtari i KF Apollonia U-19Arber Hebeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

21. Lojtari i KF Apollonia U-19 Albi Gjolena per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

22. Lojtari i KF Apollonia U-19 Ersildjo Asllanaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

23. KF Shkodra U-17 në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te dështimit ne përmbushjen e pergjesive per zhvillimin lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

24. Lojtari i KF Besa U-17 Myler Harxholli për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohe me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

25. Lojtari i Football Republic Frenki Shahaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohe me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

26. Ekipi i FK Kukesi U-19 per dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te KDS dhe ekipi i Kukësi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3 pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se përsëritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.

27. Ekipi i FK Kukesi U-17 per dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te KDS dhe ekipi i Kukesi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3 pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se perseritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.

28. KF Bylis U-17 per mosparaqitje ne ndeshjen kundër Football Republic ne baze te Nenit 86/2/d te Rregullores se FSHF , Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara.Ekipi i KF Bylis U-17 ne baze te Nenit 12/1 te KDS paralajmërohet se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te nenit 86/2/e te Rregullores se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë nje kategori me poshtë.

29. Zyrtari i KF Tomori U-15 Perparim Kovaçi per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Tensione në Shkodër, Bylis mund Vllazninë me gol të dyshimtë

U luajt pasditen e të hënës ndeshja e fundit e javës së 11-t të Superligës mes Vllaznisë dhe Bylisit, e cila u vendos nga një gol i dyshimtë. Ishte minuta e 16` e sfidës, kur Bylis gjeti golin e avantazhit nga një goditje standard, por arbitri anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Megjithatë, arbitri kryesor Blerim Ziri e akordoi golin si të rregullt, pasi sipas tij topi ishte prekur nga lojtarët shkodranë.

Vendasit nuk pajtohen me vendimin e arbitrit dhe protestojnë duke hedhur shishe uji në drejtim të arbtirit. Për shkak të protestave, arbitri ndëshkon trajerin Jonuz, ndërsa loja rinis por tensioni mbetet present. Në fundin e pjesës së parë, trajenri i Vllazisë futet në fushën e lojës dhe i kërkon llogari arbitrit për golin, që sipas tij ishte i parregullt.

Për të qetësuar situatën dhe shmangur përplasjen ndërhyn policia dhe administrator i klubit, Suadi Lici, të cilët largojnë trajnerin dhe lojtarët nga arbitri. Pjesa e dytë nuk ka shumë histori, Vallaznia kërkon golin e barazimit por Bylis mbrohet mirë dhe i reziston sulmit shkodran deri në fund, duke marë tre pikët. Kështu, skuadra mallakastriote ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 20 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin 7 me 15 pikë.

Tirana në “tapet”, Bylis merr kreun

Fitorja e pak ditëve më parë ndaj Laçit krijoi përshtypjen se Tirana la pas humbjet. Në fakt, nuk zgjati më shumë se tre ditë festa bardheblu, pasi Bylis e prishi atë. Të mërkurën në mesditë u luajtën ndeshjet e javës së nëntë të Superligës, të fundit e fazës së parë. Bylis priti në Shtëpi Tiranën duke fituar me rezultatin 3-1.

Gjithçka nisi mirë për mallakastriotët që shënuan gol që në minuan e pestë të takimit me Jurgen Goxhaj. Ish-mbrojtësi i Tiranës realizoi në të 5` me kokë, pas një goditje këndi. Goli i dytë për Bylis u realizua nga Guindo, i cili përfitoi nga një gabim i Idi Bathës duke gjetur rrjetën në të 25`. Me nisjen e të dytës Tirana është më kërkuese në fushën e lojës. Dyshja Ngoo-Dunga jep rezultat, kur në të 65` vjen dhe goli.

Një asist i bukur nga e djathta e Ngoo gjen Dungën, që pranë kuadratit dërgon topin në rrjetë duke mposhtur Isli Hidin. Por, Bylis nuk u ndal me kaq. Qershia mbi torë ishte supergoli i Celis. Në të 70`, sulmuesi mori arriti të kontrollojë një top jashtë zone, dhe me të djathtë shënon një eurogol në portën e Tiranës. Ky gol vulosi fitoren e Bylis, që me tre pikët ngjitet përsëri në vendin e parë të renditjes me 16 pikë, ndërsa Tirana zbret në vendin e katërt me 14 pikë.

Pjesa e parë/ Bylis befason Tiranën. Kukësi e Laçi e mbyllin në avantazh

Janë duke u luajtur ndeshjet e javës së fundit të fazës së Parë të Superligës. Katër nga pesë takimet e javës së nëntë, luhen të mërkurën, ndërsa të enjten luhet kryesfida e kësaj ajve ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut. Tre takimet e mesditës, po dhurojnë spektakël, pasi pjesët e para janë mbyllur me fitoren e ekipeve vendase.

Konkretisht, Bylis është duke fituar ndaj Tiranës me rezultatin 2-0. Golin e parë për mallakastriotët e realizoi ish-mbrojtësi i Tiranës sezonin e kaluar, Jurgen Goxha. Mbrojtësi i Bylis gjeti rrjetën në minutën e pestë, ndërsa në të 25` Guido dyfishoi rezultatin. Nëse takimi mbyllet me fitoren e Bylis, skuadra mallakastriote do të jetë në krye të renditjes me 16 pikë, të paktën deri të enjten.

Kukësi është duke mundur Luftëtarin gjithashtu me rezultatin 2-0. Skuadra e trajnerit Duro shënoi që në fillim të ndeshjes me Valon Ethemin, i cili gjeti rrjetën në minutën e dytë. Ndërkohë, Vasil Shkurtaj dyfishoi për verilindorët në të 26`, duke i dhënë avantazhin e dy golave në pjesën e parë skuadrës së tij.

Laçi gjithashtu shënoi dy gola ndaj Teutës në pjesën e parë në takimin e javës së nëntë. Skuadra kurbinase gjeti rrjetën në të 18` me Teco dhe më pas sulmuesi dyfishoi në të 28`, duke i dhënë avantazhin në pjesën e parë Laçit. Takimi tjetër i ditës së mërkurë është ai mes Flamurtarit dhe Vllaznisë që luhet pasdite në orën 16:00.

Hidi bëhet “sulmues”, Bylis thyen Kukësin

Bylis ka befasuar Kukësin në Ballsh, pasi ka fituar me rezultatin 2-1 përpara tifozerisë së tij. Skuadra mallakastriote nuk e ka nisur mirë takimin, pasi Kukësi ka kaluar në avantazh me Limaj në minutën e  16-të të sfidës. Futbollisti i Kukësit realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke mposhtur portierin Isli Hidi. Megjithatë, vetëm pas 15-të minutash lojë, ka ardhur goli i barazimit për vendasit.

Bylis fitoi një penallti në minutën e 31-të të sfidës, ndërsa gjuajtjen e mori përsipër Isli Hidi. Portieri i mallakastriotëve gjuajti dhe shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke vendosur barazimin në fushë. Me këtë rezultat do të mbyllej  pjesa e parë. Në të dytën, Kukësi kërkon avantazhin disa herë, por sulmi gjen vështirësi në depërtimin e  mbrojtjes së Bylis. Ndërsa po mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Bylis bën surprizën.

Kapiteni Murataj gjuan në të 89` nga jashtë zone, ndërsa Guindo shkon drejt portës dhe devijon në portë me thembër. 2-1 për Bylisin, që me fitoren e të dielës shkon në kuotën e 7-të pikëve dhe mban vendin e katërt, me po aq pikë së kukësi, që zbret në vendin e tretë. Kjo është fitorja e dytë radhazi për Bylisin, që bëri të njëjtën gjë edhe ndaj Skënderbeut, duke rezultuar deri më tani, surpriza e kampionatit.

Skip to toolbar