Disiplina pezullon Dovedan. Gjobitet Skënderbeu, paralajmërohen Tirana e Partizani

AKTUALITET


Komisioni i Disiplinës Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit dënoi me 50 mijë lekë gjobë ekipin e Skënderbeut. Skuadra korçare dënohet për shkak të “sjelljes së gabuar të tifozëve”, në sfidën e luajtur në mesjavë ndaj Partizanit.

Ndërkohë, Disiplina paralajmëron edhe ekipin e Partizanit se nëse do të ketë përsëritje të “sjelljes së gabuar të tifozëve” do të jetë subjekt i masave disiplinore. I njëjti paralajmërim është bërë dhe për klubin e Tiranës, në lidhje me sfidën e luajtur kundër Bylis.


Ndërkohë, skuadra ballshiote është më e penalizuara për dy ndeshjet në vijim. Trajneri Veljko Dovedan është pezulluar me dy ndeshje, pas akuzave ndaj arbitrit të ndeshjes në lidhje me dy golat e fitores të Tiranës. Në këto kushte, Bylis do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme pa trajnerin në krye të skuadrës.

Dënimit nuk i shpëtoi as futbollisti i Flamurtarit Denis Pjeshka, i cili është pezulluar me dy ndeshje për shkak të protestave ndaj gjyqtarit. Ndërkohë, për shkak të akuzave ndaj arbitrit të ndeshjes, Komisioni i Disiplinës ka nisur hetim ndaj zëvendëspresidentit të ekipit të Luftëtarit Artur Dadaj.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës




Skip to toolbar