Bylis prezantoi të dielën afrimin e parë për merkaton e janarit. Ish-mbrojtësi i Tiranës, Dorian Kërçiku është zyrtarisht futbollist i skuadrës mallkastriote. Lajmin e dha klubi i Bylis në një njoftim zyrtar. “Dorian Kërçiku, afrimi i parë. Nesër del në stërvitje me skuadrën, do të ketë dhe surpriza të tjera në merkato”, shkruhet në njoftimin e Bylis.
Kërçiku ndërpreu bashkëpunimin me Tiranën në fund të vitit të kaluar, duke dalë lojtar i lirë. Ai ishte pjesë e klubit bardheblu prej disa sezonesh, duke shënuar mbi 260 prezenca në Superligë.
Kërçiku do të përforcojë reaprtin mbrojtës të Bylis, skuadra që është cilësuar si surpriza e kampionatit për këtë sezon. Bylis e mbylli në vend të dytë në renditje gjysmën e parë të kampionatit. Objektivi kryesor i klubit për këtë sezon është arritja e kupave të Europës.