Cakaj: Metodologjia e re e negocimit, pritet t’i hapë rrugë çeljes së negociatave

AKTUALITET


Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti.”- u shpreh Cakaj në postimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar.


Gjithashtu, Cakaj siguroi se puna intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit, në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE, vijon.

Në përfundim, Cakaj, shprehu mirënjohjen e veçantë për mbështetjen e nismës së Komisionit, për të organizuar konferencën e donatorëve në Bruksel, me qëllim të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit.




Skip to toolbar