CAS i jep të drejtë Partizanit, fitojnë betejën me FIFA

Më të fundit


Nuk kishte lajm më të mirë për Partizanin në këtë fillim viti se sa fitorja e betejës me FIFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Klubi i kuq me anë të një njoftimi për mediat ka saktësuar se CAS i ka dhënë të drejtë dhe në këtë mënyrë mund të operojnë normalisht në merkaton në hyrje:

Partizaniii

NJOFTIM


Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.




Skip to toolbar