Çështja nën hetim, por Meta nuk ndalet. Tjetër video me akuza ndaj Dvoranit dhe “partisë”

AKTUALITET


Ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për padinë e presidentit Meta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, presidenti ka publikuar në rrjetin social Facebook, një video të dytë me akuza ndaj kreut të KED-së. Pasi dëshmoi në prokurori për kallëzimin e tij penal ndaj Dvoranit, Meta kërkoi që prokuroria të punojë pa u ndikuar nga presioni politik. Por ndërsa çështja është nën hetim, dhe kreu i shtetit vijon të rrisë akuzat dhe sulmet, a nuk quhet kjo ushtrim presioni ndaj organeve të drejtësisë?

Gjithsesi në videon e dytë, njëlloj si në të parën, Meta akuzon Dvoranin se e ka marrë i vetëm vendimin për të emëruar Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese, pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED-së.


Po kështu presidenti e akuzon kreun e KED-së, se nuk ka publikuar për gati 1 vit procesverbalet e mbledhjeve të KED-së.

Sipas Metës kryetari i KED-së, nuk ka kompetenca të parashikuara në Kushtetutë dhe se ka vetëm 1 votë njëlloj si anëtarët e tjerë të këtij institucioni.

“Kryetari i KED është vetëm një përcjellës i vendimeve të KED. Detyra më e rëndësishme e kryetarit të KLED është publikimi i procesverbaleve të KED në faqen e Gjykatës së Lartë. Pikërisht këtë detyrë kryetari i KED nuk e ka bërë që nga 15 janari për 32 mbledhje radhazi. KED i ka renditur vakancat sipas radhës kushtetuese, presidenti-kuvendi, presidenti-kuvendi dhe jo president-president, kuvend-kuvend. Vendimi i Dvoranit për t’i  nisur njëherësh vakancat presidentit dhe pas 6 ditësh njëherësh vakancat për kuvendin është vetëm lojë e tij në kundërshtim të plotë me vendimmarrjen e KED-së që i ka miratuar vakancat në një ditë dhe sipas radhës kushtetuese”, akuzon presidenti.

Sipas tij publikimi i emrit të  Arta Vorpsit në Fletoren Zyrtare është në kundërshtim me ligjin dhe një akt mashtrues i bërë nga Dvorani.

Meta thotë se Dvorani ka zbatuar urdhrat e partisë që e mbajtën në detyrë për 6 vjet përtej mandatit kushtetuese. “Mjaft me sundimin e partisë. Vetëm sundim i kushtetutës dhe i ligjit, kushtetua është ligji më i lartë në republikën e Shqipërisë, këtë e kanë vendosur shqiptarët me referendum në 22 nëntor 1998”, përfundon video e dytë e presidentit.

Presidenti Meta depozitoi padi penale ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe marrjen e kompetencave të presidentit për emërimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, vendim që u mor në përfundim të afatit 30 ditor që kishte presidenti në dispozicion për të zgjedhur një emër nga lista me 3 kandidatë e KED. Presidenti nuk e ushtroi të drejtën e tij duke thënë se pezullon procedurën derisa kuvendi të bëjë zgjedhjen e tij sipas radhës. Në përfundim të afatit 30 ditor, sikurse parashikohet në ligj, Dvorani zgjodhi, Arta Vorpsin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e renditur e para në listën e KED-së. Por ky akt i Dvoranit u kundërshtua hapur nga Meta i cili më pas dekretoi për të njëjtin post Marsida Xhaferllarin, duke krijuar kaos në emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Të dashur qytetarë,Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 18. Dezember 2019



Skip to toolbar