Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit deputetët dhe ministrat

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar do të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ditën e nesërme (7 maj) në Kryesinë e Kuvendit. Kreu i qeverisë pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste. Kjo është një mbledhje e përsëritur, pasi edhe disa javë më parë kreu i PS-së iu bashkua grupit parlamentar socialist.


Shkodrani bën me dije po ashtu se më pas Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.




Skip to toolbar