Çoçoli: Veliaj, ose standardi i përgjegjësisë publike

Më të fundit


Nga Fatos Çoçoli

Pas kryeministrit të sotëm, që në vitet 2000-2011 e drejtoi Tiranën në shndërrimin e saj të parë themelor në 25 vitet e fundit, drejt një qyteti modern, me rrugë të gjera dhe perspektivë të sigurt zhvillimi (për këtë qytetarët tanë i dhanë votën të drejtonte vendin për 12 vitet 2013-2025), kryetari sotëm i bashkisë së kryeqytetit vijoi transformimin e saj.


Në korrik 2015, erdhi në bashki, nga detyra e mëparshme e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, ku në vitin 2014 i hyri detit në këmbë, duke nisur reformën më të thellë dhe reale që ka njohur vendi për pensionet. Nuk mundi ta vazhdojë atë, por në nëntë vjet e ktheu Tiranën në një qytet metropol, me shumë mini-qendra, me akse të reja rrugore dhe me rrugë dytësore që të gjitha të asfaltuara. E shndërroi në një qytet të stërmadh, por me më shumë gjelbërim dhe aktivitete kulturore e sportive, nga sa kishte njohur Tirana në të 104 vitet e ekzistencës së saj.

Kryeqyteti sot numëron mbi 900 mijë banorë. Është i vetmi qytet i Shqipërisë që në 9 vitet e fundit është rritur pa pushim. Shtohet me një rritëm mesatar 15-16 mijë banorë në vit. Me ritmin ë lartë me të cilin shtohet, Tirana parashiko-het të arrijë në gjashtë vitet e tjera, deri në vitin 2030, mbi 1.6 milionë banorë. Më shumë se gjysma e ven-dit do të jetojë në Tiranë, brenda pak viteve. Në kryeqytet sot pulson 64 për qind e ekonomisë së vendit dhe qarkullojnë rreth 60 për qind e fondeve shtetërore dhe 65 për qind e fondeve private të Shqipërisë. Nga 103 mijë sipërmarrje aktive të regjistruara në të gjithë vendin, rreth 68 mijë veprojnë në Tiranë. Kryeqyteti rritet çdo ditë me ndërtimet e reja.

Në raport me sipërfaqen e saj, Tirana ka ritmin më të lartë të shtimit të sipërfaqeve të reja të banimit dhe për biznes në katër vitet e fundit, në nivel të kryeqyteteve të rajonit. Në Evropë, ajo renditet e treta me ritmin më të lartë të ndërtimeve, në raport me sipërfaqen. Në Tiranën e sotme bashkëjeton historia me modernen, trashëgimia kulturore me trendet e reja të zhvillimit urbanistik, por edhe turizmi i shumëllojshëm. Ky e ka shndërruar Tiranën e viteve të fundit pas pandemisë, në një tërheqje të pamohueshme dhe të fortë. Sot rrugët e kryeqytetit i shet plot me vizitorë të huaj dhe me hotelet të prenotuara në 80-90 për qind gjatë gjithë vitit.

Në tetor 2019, Tirana u përzgjodh nga UNICEF si një histori suksesi, për punën me fëmijët, për nga shtimi i hapësirave argëtuese dhe gjelbëruese, parqeve, këndeve të lojërave, kopshteve dhe shkollave për ta. Bashkia e kryeqytetit organizon përditë mensa sociale dhe qendra ditore për moshën e tretë. Në krahasim me vitin 2015, kryeqyteti ka dyfishuar sipërfaqen e gjelbër në shërbim të banorëve të vet. Janë shtuar me 38 përqind sipërfaqet publike.

Me shumë mundim, bashkia ka arritur të lirojë një pjesë të madhe të rrugëve, që ishin zënë me tavolinat e bareve dhe restoranteve private. Kryetari i bashkisë e ka mbajtur premtimin e nëntë viteve më parë, duke qenë i pranishëm pothuajse në të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak, parlamentit të kryeqytetit. Tira-na sot pastrohet më mirë kudo dhe zona të caktuara të saj nuk janë më pika të grumbullimit masiv të plehrave, sikurse, për fat të keq, ishin nëntë vite më parë.

Tirana ka probleme të mëdha me trafikun dhe parkimin, për shkak të rritjes së papërmbajtur dhe sh-timit me rreth 60 për qind të numrit të automjeteve në kryeqytet, në nëntë vitet e fundit. Me disiplinimin e ndërtimeve, të cilat lejohen të kryhen vetëm natën, Tirana nuk është më aq e mbytur në pluhur, sa nëntë vite më parë. Në shumë zona të saj, ndotja e ajrit është ulur, për shkak të sh-timit të sipërfaqeve të gjelbra dhe disiplinimit të qarkullimit të automjeteve. Në themel të gjithë kë-tyre ndryshimeve për mirë në kryeqytetin tonë, qëndron krye-tari i sotëm i saj.

Njeriu i mbjelljeve të pemëve, i ndërtimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të reja, i Tiranës kryeqytet evropian i rinisë për vitin 2022 dhe kryeqytet I evropian i sporteve për vitin 2023, Erion Veliaj i ka dhënë shumë kryeqytetit. Përpara pak ditëve, i dha gjithë vendit një standard të përgjegjësisë publike, kur ngjiti vullnetarisht shkallët e SPAK, me dosjet e procedurave të pastrimit të Tiranës, për të sqaruar këto dosje dhe punën e pastrimit të kryeqytetit, për tetë orë në institucionin e shpresës kombëtare se vendi ynë do të bëhet.




Skip to toolbar