Çfarë thotë raporti i autopsisë për vrasjen e liderit të Hamasit?

BOTA


Më shumë detaje në media janë shfaqur rreth vdekjes së Yahya Sinwarit.

Në fakt, ka folur kryepatologu që kreu autopsinë e trupit të liderit të ndjerë të Hamasit, i cili u vra gjatë ditës së djeshme në Rripin e Gazës, shkruan Sky News.

Dr Chen Kugel, kryepatologu në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Ligjore të Izraelit në Tel Aviv, pohoi se ishte i sigurt se ndërsa Sinwar pësoi disa lëndime të rënda, ai u vra përfundimisht nga një plumb në kokë.

Ushtria izraelite më parë tha se 62-vjeçari u vra në Gazën jugore kur një predhë tanku goditi një ndërtesë ku ai ishte fshehur pas një shkëmbimi me armë zjarri.

“Shkaku i vdekjes është një plagë me armë zjarri. Ai është goditur me një plumb në kokë dhe ka një dëmtim të rëndë traumatik të trurit”, tha Dr Kugel, i cili nënshkroi certifikatën e vdekjes së Sinwarit.



Skip to toolbar