Çifti presidencial mbërrin në Britani. Trump sulmon në Twitter kryebashkiakun e Londrës

AKTUALITET


Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Britani të Madhe për një vizitë zyrtare tre-ditore.


Air Force One u ul në aeroportin e Stansted në orën 09:00 të mëngjesit të së hënës.

Gjatë kësaj vizite Trump do të takohet me anëtarët e familjes mbretërore dhe pritet të diskutojë ndryshimet klimatike dhe bisedimet me kompaninë e teknologjisë kineze Huawei, gjatë bisedimeve me kryeministrin në largim Theresa May.

Por para se të zbrisnin në Britani, Trump postoi një tweet me kritika për kryetarin e Londrës, Sadik Khan, me të cilin ai është përplasur edhe në të kaluarën.

Sadiq Khan, më parë kishte thënë se Britania e Madhe s’duhet ta hapte qilimin e kuq për z. Trump. Presidenti SHBA-së shkroi në twitter se Khan ishte një “humbës i ftohtë prej guri”.

Ndërkaq në disa qytete të Britanisë janë paralajmëruar protesta për vizitën e Trump, i cili i ka bërë thirrje Britanisë të largohet pa marrëveshje nga BE.




Skip to toolbar