Sokol Cikalleshi i ka dhënë fitoren ekipit të Akhisarsporit, në takimin e dytë gjysmëfinal ndak Umraniyesporit, duke shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 36′.
Gjuajtje nga jashtë zone, topi kalon mbrojtjen dhe përfundon në këmbët e kavajasit. Shtatlarti tregohet i qetë para portierit dhe e dërgon në rrjetë për 1-0.
Ndeshja e parë e luajtur në transfertë ka përfunduar 0-1 për ekipin e Cikalleshit, teksa me golin e sotëm skuadra e Akhisarspor kalon në finalen e madhe të Kupës së Turqisë.
Pavarësisht kalimit në finalen e kupës, skuadra e Sokol Cikalleshit është pothuajse e rënë nga kategoria elitare e futbollit turk, pasi ndodhet në vend të fundit të renditjes. Në rast se fiton trofeun e Kupës së Turqisë, Akhisarspor shkon në kupat e europës.