Copa America, Brazili “Samba” në Rio, dhuron spektakël ndaj Perusë në pjesën e parë

SPORT


Brazili e ka mbyllur në avantazh me rezultatin 2-1 pjesën e parë në finalen e Copa America, ndaj Perusë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tite, e ka nisur mirë takimin, duke gjetur golin vetëm pas 15` lojë. Ka qenë një aksion i bukur i nisur në krahun e djathtë, me Gabirel Jesus që është afruar në kufjitë e zonës së rreptësisë me topin në këmbë.

Më pas sulmuesi ka gjetur hapësirë dhe ka gjuajtur në krahun tjetër të zonës, aty ku Everton i lënë pa mbulim nga mbrojtja peruane nuk e ka pasur aspak të vështirë të shënoi golin e avantazhit.

Pas golit skuadra e Tites arrin të jetë dominuese në fushën e lojës, ndërsa kundërshtari tregohet i kujdesshëm për të mos lejuar më gabime si në golin e parë. Me gjithë tentativat e herë pas hershme të Brazilit, gjuajtjet e pastra drejt portës ishin vetëm dy, çka bëri që dhe rezultati të mos ndryshonte.

Por, ishte Peruja ajo që rriti presionin në minutat e fundit të pjesës së parë, dhe pas një prekje të topit me dorë, arbitri akordon penallti pasi konsultohet me VAR. Roberto Guerrero nuk gabon nga pika e bardhë duke mposhtur Alison, dhe barazuar shifrat përkohësisht gjatë pjesës së parë.

Por, Gabriel Jesus arrin të shënojë golin e avantazhit vetëm disa sekonda para se arbitri të dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.

Ndërkohë, të shtunën Argjentina mundi Chilin për vendin e tretë në kompeticionin e këtij sezonit të Copa America, ku fitorja ndaj kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, u shoqërua me shumë tension, aq sa Lionel Messi mori kartonin e dytë të kuq të karrierës së tij si lojtar.



Skip to toolbar