U maskua si e bija dhe tentoi të arratisej nga burgu, ndalohet trafikanti

BOTA


Një i burgosur i dënuar me 73 vjet e 10 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike ka tentuar të arratiset në një mënyrë që mund ta imagjinonim vetëm në filmat e Hollywood-it.

Ai është maskuar si e bija 19-vjeçare duke vendosur paruke, një maskë silikoni dhe duke mbajtur veshjet e saj. Video e maskimit u bë publike për mediat nga vetë autoritetet e burgut në Rio de Janeiro, ku tregoni se si i hiqnin trafikantit paruken, një maskë silikoni, recipetat dhe bluzën me të cilat ishte maskuar.


42-vjeçari Clauvino da Silva, vendosni të vinte në funksion planin e tij të arratisjes pasi e bija kishte ardhur për ta vizituar në burg. Trafikanti po planifikonte të linte vajzën e tij në qeli dhe të dilte vetë. Sipas zyrtarëve, vajza mund të akuzohet për bashkëpunim gjatë tentativës për arratisje.

Megjithatë plani i tij për arratisje nuk zgjati shumë, pasi u zbulua nga rojat e burgut, nga pamja e tij e dyshimtë. Kjo nuk është hera e parë që një i dënuar lë një të afërm në qeli, ndërsa vetë kërkon të arratiset. Vitin e shkuar, një person nga Peruja, drogoi vëllain e tij binjak gjatë vizitës së këtij të fundit dhe e la atë të kryente dënimin në vend të tij. I burgosuri u kap më shumë se një vit pas arratisje.




Skip to toolbar