Copa America, Brazili “Samba” në Rio, dhuron spektakël ndaj Perusë në pjesën e parë

Brazili e ka mbyllur në avantazh me rezultatin 2-1 pjesën e parë në finalen e Copa America, ndaj Perusë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tite, e ka nisur mirë takimin, duke gjetur golin vetëm pas 15` lojë. Ka qenë një aksion i bukur i nisur në krahun e djathtë, me Gabirel Jesus që është afruar në kufjitë e zonës së rreptësisë me topin në këmbë.

Më pas sulmuesi ka gjetur hapësirë dhe ka gjuajtur në krahun tjetër të zonës, aty ku Everton i lënë pa mbulim nga mbrojtja peruane nuk e ka pasur aspak të vështirë të shënoi golin e avantazhit.

Pas golit skuadra e Tites arrin të jetë dominuese në fushën e lojës, ndërsa kundërshtari tregohet i kujdesshëm për të mos lejuar më gabime si në golin e parë. Me gjithë tentativat e herë pas hershme të Brazilit, gjuajtjet e pastra drejt portës ishin vetëm dy, çka bëri që dhe rezultati të mos ndryshonte.

Por, ishte Peruja ajo që rriti presionin në minutat e fundit të pjesës së parë, dhe pas një prekje të topit me dorë, arbitri akordon penallti pasi konsultohet me VAR. Roberto Guerrero nuk gabon nga pika e bardhë duke mposhtur Alison, dhe barazuar shifrat përkohësisht gjatë pjesës së parë.

Por, Gabriel Jesus arrin të shënojë golin e avantazhit vetëm disa sekonda para se arbitri të dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.

Ndërkohë, të shtunën Argjentina mundi Chilin për vendin e tretë në kompeticionin e këtij sezonit të Copa America, ku fitorja ndaj kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, u shoqërua me shumë tension, aq sa Lionel Messi mori kartonin e dytë të kuq të karrierës së tij si lojtar.

Copa America/ Suarez ‘mallkim’, Uruguai kthehet në shtëpi, Peruja në gjysmëfinale

Peruja do të jetë kundërshtari i radhës i Chilit në gjysmëfinalen e Copa America, pasi mundi Uruguain në çerekfinale. Një ndeshje e ekuilibruar në mbajtjen e topit, por jo në aksionet sulmues. Skuadra e Tabarez bëri gjithçka mirë, duke krijuar të paktën 3 raste të pastra për gol, kundër asnjë rasti të kundërshtarit, por para portës gjithçka shkoi keq.

Për këtë arsye, në të dyja pjesët, portat mbetën të paprekura kështu ndodhi edhe pas kohës shtesë, duke shkuar drejt penalltive. Këtu u vendos gjithçka. Ai që pritej të ishte heroi i takimit, Luis Suarez, u shndërruar në “djall” për tifozët uruguaian. Sulmuesi i Barcelonës mori përsipër të gjuante i pari nga pika e bardhë, por gjuajtja e tij nuk shkon në rrjetë. Kjo u jep zemër peruanëve, të cilët gjuajnë të dytët në radhë, duke mos gabuar në asnjërën prej pesë gjuajtjeve.

Pavarësisht se dhe lojtarët e Uruguait, nuk gabojnë më, penalltia e humbur nga Suarez mjaftoi që Uruguai të kthehet në shtëpi. Javën e ardhshme do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale, ajo mes Brazilit dhe Argjentinës, një finale e parakohshme, dhe Chilit dhe Perusë, nga ku do të dalin dy ekipet finaliste të Copa America.

Akuzat për korrupsion, vetëvritet ish presidenti i Perusë

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia ka kryer vetëvrasje ditën e sotme, pak para se policia të bënte arrestimin e tij.

Garcia ka qëlluar veten me armë dhe ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga presidenti i tanishëm i Perusë, Martin Vizcarra.

Alan Garcia akuzohej se në periudhën 2006-2011, ku ka qenë në detyrën e presidentit ka abuzuar me tenderin e një projekti të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet. Sipas hetimeve thuhet se ish presidenti kishte marrë ryshfet nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht.

Alan Garcia ka shërbyer dy herë si President i Perusë gjatë viteve 1985-1990 dhe 2006-2011.

Skip to toolbar