Corleone është kthyer në simbol të luftës kundër mafias Giovanni Falcone u vra në Palermo me tritol me urdhër direkt nga Toto Riina, pastaj pak muaj më vonë Paolo Borselino, i cili u vra po në Palermo në kohën që vizitonte mamanë e tij.
Edhe Carlo Alberto dalla Chiesa, prefekt i Palermos, shef i Carabinierëve që gjithashtu u rrëmbye dhe u vra nga mafia.
Gjithashtu edhe Pio la Torre, edhe ky i famshëm që ishte kryetar i Partisë Komuniste të Sicilisë, edhe ai është vrarë në 1982. Pra, janë vite të rëndësishme këto të rezistencës antimafia qe le të themi janë përjetësuar në këtë bulevard tëri të rikonstruktuar.
Ky është një qytet që në çdo rast ka akoma hijen e rëndë të emrave të mëdhenj të familjeve mafioze të viktimave të tyre.
Që sigurisht kanë patur edhe ata viktimat e tyre, gazetarë që kanë dhënë jetën në Sicili, por edhe në Romë apo qytete të tjera për të luftuar mafian, këtë shtet paralel, i cili sot siç është transformuar gjithçka mesa duket, nuk është zhdukur, ekziston akoma.
Falcone dhe Borsellino mbajnë firmën e luftës kundër mafias. Arrestimi dhe pendimi i mafiozit Tommaso Buscetta, bënë që ndaj Riinës dhe mafias të mblidheshin informacione dhe dëshmi të rëndësishme, të mjaftueshme për të ngritur një proces gjyqësor kundër Mafias.
Maksiprocesi zgjati nga shkurti 1986 deri në dhjetor 1987, në një sallë bunker. 475 mafiozë u procesuan, prej tyre 338 u dënuan. Dënimet u konfirmuan nga Gjykata e Larte italiane në 1992, në atë që jo vetëm ishte gjyqi me i madh i mafias, por edhe gjyqi me i madh në historinë botërore.
Mafia reagoi me egërsi. Ne 1988 vret një gjykatës në Palermo. Salvatore Lima, një politikan i afërt me mafian, ekzekutohet prej saj, pasi dështoi të rrezonte këto dënime, siç edhe kishte premtuar. Falcone vritet ne 23 Maj, 1992. 400 kilogramë tritol vendosen në autostradën afër Capaci, ne Siçili.
Borsellino ekzekutohet me një bombë në makinë në 19 korrik1992. Reagimi popullor ishte në nivel termeti, po ashtu edhe reagimi i autoriteteve, të cilat më në fund sjellin edhe arrestimin e bosit të bosëve, Salvatore Riina në Janar 1993.
Sokol Balla: Pyetja që bëjnë të gjithë është, Toto Riina u dënua, krerët kryesorë të familjeve mafioze u dënuan me disa burgime të përjetshme, politikanë të caktuar gjithashtu u dënuan si të përfshirë me ta. U dyshua Andreoti deri në fund, shprehja e famshme e tij ‘puthja nuk ishte’.
Të gjithë sot bëjnë pyetjen a ekziston mafia sot? Jemi këtu në Korleone, disa sy po na shikojnë po nuk e di a ka akoma mafie apo jo?
Ilir Kulla: Do të jap përgjigjen që dha Giovanni Falcone, që ishte palermitan dhe që kishte lindur në një nga ato lagjet e mira të Palermos po që kishte një dominancë të mafias në ato lagje, që thoshte ‘mafia është një fenomen social, që siç ka patur një fillim ka vazhdim por do të ketë edhe një fund, sepse çdo gjë transformohet dhe kësaj përgjigje ..
Sokol Balla: Pra, ju thoni se mafia është transformuar në diçka tjetër…
Ilir Kulla: Si çdo gjë tjetër edhe kjo është transformuar
Sokol Balla: Për çfarë është transformuar?
Ilir Kulla: Po transformohet, ne jemi në kohën e rrjeteve sociale, transformohet në biznes, në politikë..
Sokol Balla: Pastrohet?
Ilir Kulla: Nuk thashë që pastrohet, thashë që transformohet …/abcnews.al